E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akademia, shumica kalon ligjin

Mazhoranca miratoi dje e vetme ne komisionin e medias ndryshimet ne ligjin per Akademine e Shkencave. Kundershtimet e akademikeve dhe bojkoti i opozites, nuk trembi deputetet e djathte ne komision, te cilet miratuan nje me nje te gjitha ndryshimet ligjore, per t’i kaluar perfundimisht ne Kuvend me 26 dhjetor. Ndryshimet qe do te prekin akademine lidhen me perberjen e ketij institucioni, si dhe percakton qe anetaret e perhershem te zgjidhen ata akademike qe kane mbushur moshen 75-vjecare dhe kane kontribuar ne kete fushe. Nderhyrje jane bere edhe ne menyren e shperblimit te tyre dhe organizimin e ketij institucioni. “Ndryshimet qe ju keni paraqitur thellojne diskriminimin qe po u behet akademikeve. Ju nuk po zgjidhni aspak problemet tona”, tha nenkryetari Akademise se Shkencave, Luan Omari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›