E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilli Drejtues i RTSH, analize festivalit

Pas zhurmes dhe “bujes” se akuzave qe shoqeruan cmimet e Festivalit te 46-te te Kenges ne RTSH, neser do te mbahet nje mbledhje e Keshillit Drejtues te ketij institucioni. Pse-ja e thirrjes per kete mbledhje eshte e qarte, sipas nje deklarate te RTSH-se, qe mban daten 18 dhjetor. Deklarate ne te cilen theksohet: “Drejtoria e Festivalit shpreh shqetesimin e saj per vleresimin e kengeve nga juria e festivalit dhe me konkretisht diferencimin me vleresimin e pikeve midis 5 anetareve te jurise, nder te cilet 3 ishin kompozitore te njohur dhe dy anetareve, te cilet votuan te fundit”. Dhe ne kete mbledhje, ajo cka do te kerkoje drejtoria e festivalit, jane sqarime per menyren e vleresimit dhe gjykimit qe iu be kengeve nga juria e festivalit. E sikunder theksohet, ky shqetesim do te behet prezent ne mbledhjen e afert te Keshillit Drejtues te RTSH-se. Por, sipas burimeve nga anetare te Keshillit Drejtues, ata s’mund t’i kerkojne ne asnje menyre llogari jurise per votimin, pasi qe ne momentin qe ajo zgjidhet nga organizatoret e festivalit, funksionon si e pavarur. E vetmja gje qe mund te behet ne kete mbledhje eshte te flitet per kriteret qe organizatoret kane per perzgjedhjen e anetareve te jurise. Por nje gje eshte e sigurt, qe ne mbledhjen e radhes te se premtes, do te kete debate dhe diskutime per kengen fituese te festivalit, interpretuar nga Olta Boka dhe dy zerove qe i dhane kenges se drejtorit Artistik te festivalit, Edmond Zhulalit, Alban Skenderaj dhe Gjergj Xhuvani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›