KiE negociata maratonë në Tiranë. 11 orë bisedime nuk dhanë zgjidhje
Delegacioni i nivelit me te larte te Keshillit te Europes ka vendosur sërisht përballë njëri-tjetrit në presidencë Berishën dhe Ramën. Ndonëse e paparalajmëruar prania e 2 liderve partiake në selinë e kreut të shtetit, pas 2 orë e gjysmë bisedimesh, ata janë larguar pa bërë asnjë koment për ndonjë rezultat të mundshëm. Ashtu si në të gjithë vizitat e tyre të fundit në presidencë shefi i qeverise Berisha, shoqërohej ne kete takim nga kryetari i grupit Astrit Patozi, ndersa kryesocialisti Rama, nga kreu i Asamblesë Kombëtare të PS-së, Gramoz Ruci. Ky ishte takimi përmbyllës i një dite dite intensive për të dërguarit e Strazburgut, me 11 orë negociata me aktorët kyc të politikës në Tiranë.
Presidenca konfirmon se negociatat nga zyra e kreut të shtetit do te vijojne edhe të martën, ditë kur është paralajmëruar dhe konferenca per shtyp e delegacionit të asamblesë parlamentare të KiE-së.
Ndërkohë burimet bëjnë të ditur se misioni i drejtuar nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Mevlut Kavushoglu ka mbërritur në Shqipëri me një projekt draft për zgjidhjen e krizës i cili ka të bëjë mënyrën e hetimit të zgjedhjeve.
Por sipas asaj që thuhet në njoftimin e presidencës , parlamentarët e KiE -së informuan kreun e shtetit shqiptar rreth rezultateve të takimeve të tyre për të gjetur pikëtakimet e mundshme, për të afruar palët drejt një marrëveshje dhe për të zgjidhur përfundimisht ngërçin politik të institucioneve shqiptare.
Axhenda e negociatave të Komitetit Presidencial të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës nisi që në orën 9:15 të së hënës në selinë e presidencës.
Ne kete takim kryetari i delegacionit, Mevlut Kavushoglu deklaroi se që prej miratimit të rezolutës së këshillit të Europës, me gjithë zhvillimet politike e deklarat që e pasuan atë, Bamir Topi ka qenë i vetmi udhëheqësi dhe i pari njeri në Shqipëri që e ka zbatuar atë këtë dokument.
Më pas axhenda ka vijuar me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli. Kjo e fundit ka informuar delegacionin e se maxhoranca është e gatshme të ngrejë një komision hetimor për zgjedhjet në respekt të vendimeve të gjykates Kushtetuese.
Më pas ka qenë radha e kryeministrit Berisha dhe kryesocialistit Edi Rama dhe deputeteve te zgjedhur te selise roze. Për më shumë në selinë rozë grupi i raporterëve dhe përfaqësuesve të lartë të Asamblesë KiE-së dëgjoi kërkesat e socialistëve ku kryesorja ishte transparencës së plotë të zgjedhjeve të 2009-s.
Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e martë , 23 shkurt 2010 ) < I mëparshmi