Rrëshqet toka në Berat, Brace: Qeveria po qëndron indiferente
BERAT- 200 metra rrugë në fshatin Kapinovë të Beratit kanë pësuar shembje në formën e fundosjes gjatë natës duke izoluar rreth 1000 banorë të këtij fshati. Rrëshqitjet e tokës kanë prerë rrugën në mes duke krijuar të cara të thella me përmasa të jashtëzakonshme në trasenë e kësaj rruge, ndërsa në rrezik shfaqen dhe dy lagjet kryesore të këtij fshati.
Sot gjatë paradites ka reaguar në lidhje me rrëshqitjet e tokës edhe deputeti socialist i Beratit, Erjon Brace i cili theksoi se qeveria po harron të kryejë inspektimet dhe të ndihmojë banorët, duke pritur që të ndërhyjë vetëm kur të shemben lagje të tëra.
“Ndërkohë që situata po del jashtë kontrollit ndërkohë që qeveria nuk është gjëkundi. Në Kabinovë rrezikon një lagje e tërë të shembet për të prodhuar ato situata që kemi parë së fundmi në rajonin e jugut të Italisë. Në mes të Beratit u bllokua rruga sepse ka shkarje të mëdha mu në mes të lagjes muzeale. Kur do të vijë qeveria, kur të bjerë kalaja? ” thekosi Brace.
Rrëshqitjet e dheut kanë krijuar probleme të mëdha në Berat duke vështirësuar punën për riparimin e ujësjellësit që u dëmtua në Bogovë pas shembjes së dherave ndërsa dhjetëra rrugë rurale po mbajnë të izoluar fshatrat e qarkut të Beratit pas lëvizjeve të tokës.
(e.n/News24/BalkanWeb)