E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, arrestohen 3 aktivistë të “Vetëvendosja”

PRISHTINE- 3 aktivistë të lëvizjes “Vetëvendosja” janë arrestuar sot nga policia kosovare, në kuadër të një urdhërarresti të lëshuar nga Gjykata Komunale në Prishtinë. Glauk Konjufca dhe Zgjim Hyseni u arrestuan në një sallë të Gjykatës së Prishtinës, ndërsa zhvillohej procesi ndaj Albin Kurtit. Ndërkohë që në Besianë është arrestuar edhe Blerim Maqastena, aktivist i Lëvizjes “Vetëvendosja” , i cili në momentin e arrestimit ishte duke mbledhur firma për peticionin kundër gjykimit të Albin Kurtit.

Pas këtyre arrestimeve ka ardhur reagimi i lëvizjes “Vetëvendosja”. Sipas saj arrestimet tregojnë qartazi se EULEX-i në bashkëpunim me institucionet vendore të vëna tashmë nën kontroll, si gjykatat dhe policia, kanë filluar përndjekjen e hapur kundër lëvizjes dhe aktivisteve të saj. Seanca e caktuar për tu zhvilluar sot kundër Albin Kurtit është shtyrë për 2 mars. Avokati mbrojtes Ramiz Krasniqi ripërsëriti kërkesën për dorëheqje, kërkesë e cila sërish nuk u pranua nga Trupi Gjykues, në një kohë për shkak se gjykatësja Fllanza Kadiu nuk ishte paraqitur në seancë për arsye shëndetësore.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›