Kryeministri turk, lideri i radhës që goditet me këpucë
SEVILJE- Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan bëhet lideri i radhës që goditet me këpucë. Erdogan ka qenë në Spanjë kur ka ndodhur kjo ngjarje. Një djalë i ri ka hedhur një këpucë ndaj tij teksa ai doli nga një ceremoni cmimesh në Sevilje të Spanjës. 20 vjecari që hodhi këpucën thirri: Rroftë Kurdistani, por ai nuk e arriti dot objektivin, kapuca nuk goditi kryeministrin turk por truprojën e ti.
Menjëherë djaloshi u arrit të kapej dhe tashmë është në paraburgim në Spanjë. Më pas mediat turke thanë se sulmuesi ishte me origjinë nga Siria.
Në fakt hedhja e këpucës është bërë simbol i urrejtjes ndaj politikanëve dhe zyrtarëve të lartë , që pas goditjes së ish presidentit amerikan Bush në dhjetor 2008 nga një gazetar gjatë vizitës së tij në Irak në fund të mandatit presidencial.
Por pas kësaj mjaft liderë janë goditur me këpucë në kokë.
(e.n/BalkanWeb)