E Shtunë, 31 Tetor 2026

Danford konfirmohet pasardhës i Alenit në Afganistan

Senati i SHBA-së e konfirmoi gjeneralin Josef Danford për komandant të ri të ushtarëve amerikanë dhe të forcave ndërkombëtare në Afganistan, transmetuan mediat amerikane.

Danford, i cili u nominua nga presidenti Barack Obama, në funksion do ta zëvendësojë John Alenin.

Nominimi i vetë Alenit për komandant të ri suprem të forcave të NATO-s u ngri nga Obama, pasi që ai u përfshi një seks skandal, që rezultoi me dorëheqjen e drejtorit të CIA-s, David Petraeus.

Danford e mori komandën në Afganistan në një moment të rëndësishëm dhe kritik, në të cilin vendoset ritmi i tërheqjes së 66.000 ushtarëve amerikan në këtë vend, të cilët marrin pjesë në veprimet luftarake.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›