Zbulohet “podrumi i tmerrit” në Kinë

35-vjeçari i martuar dhe baba akuzohet për vrasje, përdhunim, prostitucion ilegal dhe pengmarrje.
Ajo që habiti trupin gjykues ishte hapësira në qilar që kishte hapur kinezi. Në këtë vend mbaheshin me forcë gratë që prostitucionin dhe me meshkuj që Li Hao ua sillte në qilar.
Por, ai nuk ndalet me kaq, për të ndezur lojërat brenda qilarit, ka shtyrë gratë të luftonin me njëra-tjetrën, duke shkaktuar vrasjen e 2 prej tyre.
Edhe pse vrasja u krye nga gratë të shtyra nga pengmarrësi, për to u dha dënim më i butë. Njëra mori dënimin 3 vite burg, kurse 2 të tjera përfunduan në rehabilitim.
Loja e keqe përfundoi vetëm pasi njëra nga femrat mundi të arratiset dhe të shkojë në polici të tregojë për tmerrin.
Nga hetimet u zbulua se Li e krijoi bodrumin në vitin 2009 dhe i ka mbajtur gratë larg dritës së diellit për 21 muaj.
Gjatë kësaj kohe ndaj tyre është ushtruar dhunë, përdhunim, jo vetëm nga ai, por dhe meshkuj të tjerë, si dhe janë realizuar video pornografike të dhunshme.
Përpara se të përfundonin në bodrumin e Li, femrat kishin punuar në klube nate.