E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Me xhaketë lëkure dhe pantallona të shkurtra, kryeministrja e Finlandës rrëmben vëmendjen e të gjithëve në festival

Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin, është komentuar së fundmi jo pak për veshjen e saj, pasi mori pjesë në një festival rock në Turku.

Ruisrock është ngjarja e dytë më e vjetër e muzikës rock në Evropë, që daton që nga viti 1970. Marin, 36 vjeç, është kryeministre e Finlandës që nga viti 2019 dhe ishte kryeministrja më e ri në botë kur u zgjodh. Ajo hyri për herë të parë në parlamentin finlandez në vitin 2015 si anëtare e Partisë Socialdemokrate.

Marin u pa duke thyer stereotipet në festival me një xhaketë lëkure dhe pantallona të shkurtra xhins. Fotoja e saj ka tërhequr vëmendjen nga e gjithë bota pasi një postim u bë viral në Twitter duke marrë me mijëra pëlqime e komente.

“Ne kemi kryeministren më të lezetshme!”, “A mund të sundojë përgjithmonë?”,  “Ajo është kryeministrja më e mirë në botë”, ishin disa nga komentet./ Indy

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›