E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj kërkon reciprocitet të plotë me Beogradin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës akuzon Qeverinë se nuk po mund ta zgjidhë çështjen e veriut, pasi është kapur dhe shantazhuar nga krimi. Deputeti Daut Haradinaj, në një intervistë për Rubikon të KTV-së, kërkon që të mos përjashtohet edhe forca për ta rikthyer sovranitetin, kurse reciprociteti në raport me Serbinë, sipas tij, do të ishte masa e duhur.

Si shembull, ai kërkon reciprocitet të plotë me Beogradin, duke thënë se nëse arrestohen dy policë kosovarë, do të duhej arrestuar edhe dy xhandarë të Serbisë. Aksioni i 25 korrikut në veri për deputetin e AAK-së, Daut Haradinaj, ishte një skenë teatri e Qeverisë së Kosovës, transmeton Koha.

Në Rubikon të KTV-së, Haradinaj, ka thënë se kjo Qeveri dhe këta njerëz nuk mund ta zgjidhin çështjen e veriut pasi janë të shantazhuar. Ai ka përmendur SHIK-un dhe krimin që për 12 vjet këta njerëz të pushtetit nuk i lë të punojnë për vendin.

Haradinaj tha se përdorimi i forcës në veri nuk duhet të përjashtohet si opsion, sepse është i pamundur kontrollimi i asaj pjese në forma të tjera.

Ai kërkoi reciprocitet të plotë, kur si shembull ka përmendur arrestimin e dy xhandarëve serbë në përgjigje të aktit ndaj dy policëve kosovarë.

Pas rastit të vrasjes së një qytetari shqiptar në veri dhe akteve të fundit të serbëve, për Haradinajn, reagimi i parë i institucioneve do të ishte kërkimi i përgjegjësisë deri tek dorëheqja.

Ai ka kritikuar edhe dialogun e fundit me Serbinë dhe se si nga ky proces nuk po përfiton asgjë Kosova.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›