E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dani Minog detyrohet të bëjë testin e HIV-it



Këngëtarja australiane Dani Minog është detyruar të bëjë testin për AIDS-it, pasi një gazetar e kishte kërcënuar se do të publikonte një shkrim ku thuhej se ajo ishte infektuar me virusin HIV. Dani ka thënë se kishte marrë një letër kërcënuese ku thuhej që ose ajo të shkonte në intervistë me gazetën e caktuar, ose ata do të botonin një shkrim ku thuhej që ajo po vuan nga AIDS-i. Veprimi i parë i këngëtares kishte qenë vizita te mjeku për të dëshmuar të kundërtën e asaj që thuhej dhe pasi kishte marrë rezultatet e testit, ia kishte dërguar gazetës një kopje me fjalët: “Jo, nuk jam HIV-pozitive dhe nuk keni shkrim”. Me bërjen e testit Dani ka qetësuar veten, por ua ka përplasur në fytyrë gazetarëve, të cilët presin rastin të gëzohen me fatkeqësitë e vipave.

6 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›