E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjohet teatri i kukullave me “Princesha dhe dragoi”



Sot në Teatrin Kombëtar të Kukullave për Fëmijë vjen nga Sofia e Bullgarisë një shfaqje për fëmijë interesante, të botës së përrallave të adaptuar në një version bashkëkohor. Me “Princeshat dhe dragoi”, ngjitet në skenën e teatrit me regji të drejtorit dhe të regjisorit të Teatrit të Kukullave të Sofjes, Kyriakos Argilopus. Shafqja do të vijë si rezultat i bashkpunimit me trupën profesioniste të aktorëve të Teatrit Kombëtar të Kukullave. Sokol Myzeqari, Shegushe Bebeti, Leonard Daliu, Florinda Mazreku, Jorida Meta, Manjola Merlika do të realizojnë premierën sot, duke përcjell për fëmijët historinë e katër princeshave krejt të ndryshme përsa i përket pamjes së jashtme ashtu dhe karakterit. E para është tekanjoze, e dyta qeramane, e treta e qeshur dhe shumë e bukurdhe e katërta një vajzë shumë e zgjuar. Ajo që i bashkn është personazhi i dragoit i cili shfaqet që nga fillimi deri në fund të shfaqjes me dëshirën për tu martuar me njërën nga princeshat. Situatat janë të ndërlikuara dhe komike. Nëpërmjet situatave në të cilat gjenden protagonistët fëmijët mësojnë se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe. Shfaqja nxjerr në pah një moral, të cilin vetë fëmijët e nxjerrin nëpërmjet karaktereve të ndryshme të katër princeshave: si duhet dhe si nuk duhet të sillen.

6 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›