Festivali “Marie Kraja”, gara e zërit operistik vjen për të dhjetin vit
Izaura Ndoj
Fillimi i nëntorit shënon një përvjetor të veçantë për muzikën operistike shqiptare. Pasi sivjet Festivali Ndërkombëtar i Vokalit Operistik “Marie Kraja” shënon plot dhjetë vjet që nga koha e themelimit të tij. Për të dhjetin vit Tirana në sezonin vjeshtor shndërrohet në arenën e madhe ndërkombëtare të konkursit të zërit vokal. Risit që do të vijnë në skenë gjatë këtij edicioni janë të shumta. Që nga pjesmarrësit e deri të antarët e jurisë, në të cilat janë përfshirë personalitet të njohura të operave botërore. Një nga surprizat e mëdha të këtij viti jubile për këtë festival është vetë juria e tij, emrat pjesëmarrës që do të vizitojnë Shqipërinë. Kështu përveç të mirënjohurit, Nicholas Payne, President i Opera Evropa, i cili ka qenë i përhershëm në juri, këtë vit do të jetë edhe Luca Targetti, drejtor artistik i Teatrit “La Scala” të Milanos. Në pritje për të kënduar në skenën shqiptare janë 12 emra të huaj, artistë të rinj, por me CV të pasura që kërkojnë një çmim të madh, i cili çdo vit jepet në Tiranë. Kështu harta e shtrirjes së këtij viti të festivalit “Marie Kraja”, ashtu siç ka ndodhur çdo vit është e gjerë. Artistë të rinj nga të pesë kontinentet pritet të mblidhen në fillim të javës së ardhshme në Tiranë për të zbritur në skenën shqiptare, në konkursin që mban emrin e artistes së madhe. Pjesëmarrësit janë nga Bullgaria, Austria, Italia, Ukraina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rumania, Greqia, Spanja, Holanda etj. Ndërsa shteti i Kosovës do të ketë dy konkurrentë. Mbrëmjen e 7 nëntorit në skenën e Akademisë së Arteve do të ngjiten 20 konkurentë, me dy arie secili. Gjatë këtij prezantimi juria ndërkombëtare, e përbërë nga nga personalitete të operave më të mëdha të botës do të përzgjedhin dhjetë finalistët, të cilët mbrëmjen e 8 nëntorit do të konkurrojnë për çmimet e para të festivalit “Marie Kraja”. Këto ditë organizatorët e drejtuar nga producentja Zana Çela, e cila në të njëjtën kohë është edhe prezantuesja e festivalit po punojnë me detajet e tjera të këtij evenimenti të madh të muzikës klasike. Një skenografi madhështore po përgatitet në skenën e Akademisë së Arteve, ku të gjithë konkurrentët do të garojnë në vitin e dhjetë të jetës. Një garë që nisi si sfidë, si një eveniment për t’u dhënë mundësi artistëve të rinj shqiptarë e që tashmë është kthyer në një traditë, e regjistruar në agjendën botërore të evenimenteve të vokalit operistik.
Som
Një skenografi madhështore po përgatitet në skenën e Akademisë së Arteve. Të martën të gjithë konkurrentët do të mbërrijnë në Tiranë për t’i hyrës garës që këtë vit shënon vitin e dhjetë të jetës. Një garë që nisi si sfidë, si një eveniment për t’u dhënë mundësi artistëve të rinj shqiptarë e që tashmë është kthyer në një traditë, e regjistruar në agjendën botërore të evenimenteve të vokalit operistik.
“Tirana by night”, një formë e re baleti
Nëntori ka sjell një shfaqje koreografike mjaftë të arrirë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, të titulluar “Tirana by night”, e cila është një novelë nga tranzicioni, e koreografit Arjan Sukniqi, me kompozim të Ermir Dergjinit. “Tirana by night” është një formë e re baleti, ku të rinjtë, kanë performuar në në skenë duke sjellë një performancë ndryshe nga ato që kemi parë deri tani. Me anë të kësaj shfaqjeje përcillet vizioni i të rinjve, se si sillen brenda një nate në kryeqytet. Problemet me të cilat ndeshet rinia në vitet e tranzicionit, përpjekjet për t’i shpëtuar veseve apo sjelljeve negative kanë ardhur gjatë këtyre mbrëmjeve baleti në TKOB. Në premierë janë përfshirë pothuajse e gjithë trupa e baletit të Teatrit Kombëtar. Pjesa që frymëzohet nga jeta e metropolit në vitet e fundit është ndërthurur edhe me nota të veprës së famshme “Carmina Burana”, ku e gjitha kjo ka sjell mbrëmje mbresëlënëse në skenën e operës. Ndërkohë që pas suksesit që pati në skenën e TKOB baleti “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” një vepër shqiptare, e cila u konsiderua si vepra që tronditi skenën, sërish në këtë institucion vijojnë të vihen në skenën e tij pjesë apo vepra nga krijimtaria më e mirë e autorëve shqiptarë, ku pjesë e tyre është dhe kompozitori Ermir Dergjini. Koreografia e Arjan Sukniqit, i cili është cilësuar si një prej emrave që kërkon gjithmonë të renë ka sjell një risi të veçantën në skenën e TKOB. Kjo vepër që ka një gjuhë rinore do të jetë një vepër e bukur, ku dhe mesazhi i saj do të jetë i veshur me estetikën e një vepre të vërtetë artistike. Në skenën e operës edhe gjatë këtij sezoni do të vijojnë të prezantohen vepra të tilla, për të përcjellë me anë të kulturës shqiptare emocione që vetëm me anë të kësaj krijimtarie arrin ti marrësh.
e
6 Nentor 2009