E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tokat, harta e çmimeve për 12 qarqet



Më 27 nëntor 2008 qeveria vendos përfundimisht çmimet e tokës për çdo metër katror në 12 qarqet e vendit. Në shkurtin e vitit të kaluar ishte propozuar skema që do të përdorej për kompensimin e ish pronarëve, të cilët e kishin klundërshtuar. Por, lista e çmimeve përcaktoi vlerën e tokave, si truall, tokë bujqësore, sipërfaqet e livadheve, sipërfaqet pyjore, tokat në zonat rurale dhe ato urbane. Duke iu referuar relacionit të paraqitur nga AKKP-ja vihen re disa shqetësime të kësaj agjencie, ku disa nga problemet lidhen me zbatimin e metodikës së vlerësimit, e cila është miratuar nga Parlamenti. Planet rregulluese nuk përmbanin koeficientët e duhur, ndërsa planet rregulluese të miratuara para vitit 1990 nuk përputhen me vijën kufizuese të ndërtimeve. Për disa qytete nuk ka studime urbanistike të miratuara. Lejet e ndërtimit për periudhën 2001-2006 nuk kanë të dhëna për koeficientët që përcakton pjesën e pronarit në zhvillimin e ndërtimit. Për të vendosur këto çmime trojesh janë analizuar të gjithë treguesit e lejeve të ndërtimit të dhëna nga viti 2001 dhe deri më sot. Po kështu, është marrë parasysh çmimi i shitjes së banesave nga Enti Kombëtar i Banesave dhe janë marrë të dhëna fiskale nga drejtoritë e tatim-taksave, si edhe çmime që vijnë nga tregu i lirë prej agjencive imobilare. Për efekt llogaritjeje, ekspertët kanë punuar me mesataren e këtyre çmimeve së bashku. Në vendimin e miratuar nga qeveria nuk janë paraqitur hartat e vlerës së pronave të paluajtshme për zonat turistike dhe ato industriale, për mungesë të informacionit të kërkuar për sa u përket treguesve të zhvillimit, po ashtu dhe treguesve hartografikë.

Çmimet për Tiranën

Për Qarkun e Tiranës, në Zallherr, çmimi maksimal i truallit është 1641 lekë për m/2, në Prezë është 2065 lekë për m/2, në komunën Vaqarr është 2367 lekë për m/2, në Arbanë 2216 lekë për m/2. Çmimi më i lartë në Komunën e Tiranës është në Kamzë, ku një metër katror kushton 2834 lekë. Në Yzberisht është 2576 lekë për m/2, në Pezë është 2095 lekë për m/2 dhe në Ndroq çmimi i një metër katrori shkon në 1914 lekë.

Çmimet e tjera

Në qytetin e Elbasanit, çmimi më i lartë i tokës është 16176 lekë për metër katror, në zonën e Librazhdit dhe më i ulëti është në Belsh me 2980 lekë për m/2. Në Fier, çmimi maksimal është 3593 lekë për m/2 dhe ai minimal është 1843 lekë për m/2. Për Qarkun e Durrësit, çmimi më i lartë është në Shijak me 3561 lekë për m/2 dhe më i ulëti është në Manëz me 786 lekë për m/2. Ndryshime kanë pësuar edhe çmimet e tokës në Vlorë, ku në Dhërmi një metër katror kap vlerën e 2281 lekëve, në Palasë shkon deri në 1729 lekë, në Orikum shkon në 17 867 lekë, në Radhimë është 2143 lekë. Në zonat e tjera turistike si Ksamil, shuma e një metër katrori shkon në 3686 lekë dhe në Zvërnec është 1617 lekë. (Për më shumë shih listën e mëposhtme)

Çmimet e truallit për 12 qarqet e vendit

Qarku Tiranë:
Zallherr: max: 1641 lekë/m2 - min: 1231 lekë/m2
Prezë max: 2065 lekë/m2 - min: 1463 lekë/m2
Komuna Vaqarr: 2367 lekë/m2
Komuna Arbanë: 2216 lekë/m2
Komuna Kashar: 2276 lekë/m2
Komuna Yzberisht: 2576 lekë/m2
Komuna Pezë: 2095 lekë/m2
Komuna Ndroq: 1914 lekë/m2
Komuna Kamzë: 2834 lekë/m2
Rrogozhinë: 3571 lekë/m2

Qarku Elbasan
Peqin: 2398 lekë/m2
Gramsh: 2956 lekë/m2
Përrenjas: 3620 lekë/m2
Librazhd: 16176 lekë/m2
Belsh: 2980 lekë/m2
Komuna Shirgjan: 1452 lekë/m2
Komuna Skënderbegas: 296 lekë/m2

Qarku Fier
Patos max: 3593 lekë/m2 - min: 1843 lekë/m2
Roskovec 2744 lekë/m2
Cakran max: 925 lekë/m2 - min: 630 lekë/m2
Libofshë max: 1039 lekë/m2 - min: 683 lekë/m2
Qendër max: 1095 lekë/m2 - min: 769 lekë/m2
Levan max: 921 lekë/m2 - min: 630 lekë/m2
Ballsh max 3179 lekë/m2 - min: 1755 lekë/m2

Qarku Vlorë
Dhërmi: 2281 lekë/m2
Palasë: 1729 lekë/m2
Pilur: 671 lekë/m2
Orikum: 17867 lekë/m2
Radhimë: 2143 lekë/m2
Novoselë: 1726 lekë/m2
Nartë: 1646 lekë/m2
Zvërnec: 1617 lekë/m2
Delvinë: 1191 lekë/m2
Ksamil: 3686 lekë/m2

Qarku Durrës
Manëz max: 786 lekë/m2 - min: 369 lekë/m2
Sukth max: 3239 lekë/m2 - min: 1134 lekë/m2
Shijak max: 3561 lekë/m2 - min: 1753 lekë/m2
Bashkia Krujë max: 5731 lekë/m2 - min: 3313 lekë/m2
Bashkia Fushë-Krujë: 3719 lekë/m2

Qarku Shkodër
Bashkia Shkodër; max: 31753 lekë/m2 - min: 13429 lekë/m2
Bashkia Vau i Dejës; max: 1501 lekë/m2 - min: 391 lekë/m2
Velipojë: 1286 lekë/m2
Bashkia Koplik: 6747 lekë/m2
Komuna Kastrat; max: 1699 lekë/m2 - min: 772 lekë/m2
Komuna Kelmend; max: 805 lekë/m2 - min: 548 lekë/m2
Bashkia Pukë; max: 1159 lekë/m2 - min: 653 lekë/m2
Bashkia Fushë-Arës; max: 642 lekë/m2 - min: 265 lekë/m2

Qarku Kukës
Vlera max. 18.165 lekë/m2 - vlera min. 374 lekë/m2

Qarku Dibër
Vlera max 23.054 lekë/m2 - vlera min 13.240 lekë/m2

Qarku Lezhë
Vlera max. 28.740 lekë/ m2 - vlera min. 4904 lekë/ m2

Qarku Korçë
Vlera max. 27.177 lekë/m2 - vlera min. 23.605 lekë/ m2

Pogradec
Vlera max. 27.177 lekë/m2 - vlera min 22.000 lekë/ m2

Qarku Gjirokastër
Vlera max. 22659 lekë/m2 - vlera min. 17683 lekë/m2

Qarku Berat
Vlera max. 16514 lekë/m2 - vlera min 10.853 lekë/m2

Berisha: Gati ndryshimi i hartës së çmimeve të tokave

TIRANË – Vetëm një vit pas miratimit të hartës së tokave për të gjitha qarqet, kryeministri Berisha është shprehur për ndryshimin e saj. Në mbledhjen e datës 14 tetor ai propozoj rishikimin e paketës së çmimeve. Kreu i Qeverisë i'u referua një rasti konkret të një qytetari nga Gjirokastra, ku çmimet referuese që ka caktuar qeveria për trojet dhe ndërtesat mbi to në rastet e rretheve, për efekt të taksave që duhet të paguajnë qytetarët kur i shesin, janë shumë të larta". "Agjentët tatimorë në mbarë Shqipërinë do të ndërmarrin hetimin e çmimeve të tregut dhe harta e çmimeve të tokave do të dalë mbi bazën e një hetimi serioz me përgjegjësi të plotë. Unë ju garantoj ju se për fatin jo të mirë, akoma në disa rrethe toka nuk shitet as edhe me një euro, ndërsa po të shohësh hartat tona, çmimet janë stratosferike", tha Kryeministri Berisha.
Sipas tij, "çështja e çmimeve të tregut nuk mund të bëhet pengesë as për investime dhe as për tregun e tokës". "Çmimet e tregut për tokat do të jenë në një hetim periodik. Organi hetimor do të bëjë hetimin e tyre dhe mbi këtë bazë do të përcaktohet harta e çmimeve të

6 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›