Daniel Penak: Pena është e burgosura ime, më ngacmon fantazinë, përsiatjen
Teksa kujton vitet e fëmijërisë, kur e ëma shqetësohej për notat shumë të dobëta dhe i ati i fliste me qesëndi për një të ardhme prej të rrituri injorant, shkrimtari rrëfen: "Më është thënë shumë shpesh se m‘u desh një vit për të mësuar germën a. Shkretëtira e injorancës sime niste përtej b-së së pakalueshme". Mes një germe e një tjetre, i shpërqendruar tërësisht në klasë, Danieli i vogël shkarraviste fëmijë që largoheshin nga shkolla e figura që për të simbolizonin lirinë. Ai kaos, pak nga pak, u transformua në art. Fjalët e ngatërruara u shndërruan në letërsi, shkarravinat në skica të mrekullueshme.
Penak, nomen est omen (emri tregon gjithçka për njeriun që e mban). Vazhdon dashuria juaj për penën?
Kam një vëlla të mrekullueshëm që i mbushte pjesëtarët e familjes me dhurata. Mua më dhuroi një penë stilografike. Është në studion time që prej 46 vjetësh, bashkë me kallamarin e vet. Prej 46 vjetësh, e përdor për të hedhur në letër mendimet, shënime, për të vizatuar e shkarravitur. Për letrat e miqve parapëlqej bojën më shumë se postën elektronike. Ashtu si dhe për të mbushur blloqet e shënimeve gjatë ditës, të cilat në fund bëhen metaforë e kohës që kalon, të jetës që jetohet. Është shoku më i ngushtë i mendimeve, ëndrrave, frikës sime. E përdor për të shkruar kur nuk kam forcë për të shkruar.
Atëherë Perna, nuk është instrumenti i romaneve?
Pena (stilografike) është paksa e burgosura ime, më ngacmon fantazinë, përsiatjen. Me ta marrë në dorë, germat kthehen në skica e figura njerëzish, si atëherë kur isha në bankën e shkollës. Ndërsa romani ka nevojë për më shumë disiplinë. Kur nisa të shkruaja seriozisht, m‘u desh të mësoja të shtypja në makinën e shkrimit, një "Triumph" i vjetër, që e mbajta deri në moshën 35-vjeçare. Më pas, po ai, vëllai bujar, më dhuroi një makinë shkrimi elektronike Ibm, që lëshonte një zhurmë të llahtarshme, si të ishte mitraloz, por që më qëndroi besnike për romanet e para.
Kompjuteri nuk ju pëlqen?
Miqtë më thoshin se kisha mbetur shumë prapa që vazhdoja të punoja me makinë shkrimi. Kështu vendosa të kaloja te kompjuteri. Ditën që ma sollën në shtëpi, po punoja me një prej romaneve. Në çastin që trokitën në derë për të ma montuar, makina elektrike e shkrimit shpërtheu. Ishte një vetëvrasje dashurie, xhelozie. E kuptoi që po e tradhtoja me një tjetër instrument. Dhe duke qenë se m‘u deshën ditë të mësoja të përdorja kompjuterin, thuajse nuk vrava edhe unë veten, pasi mbeta pa shkruar.
Kur ishit nxënës, në vend që të bënit detyrat, e braktisnit veten brenda shkarravinave. Një gjest lirie, por ndoshta mësuesit nuk qenë shumë të kënaqur...
Kam qenë nxënës shumë i dobët. Në listën e notave mësuesi shkroi: shkruan kudo, përveçse në fletoret e detyrave. Nuk qe përgëzim.
Është i rëndësishëm për fëmijët mësimi i të shkruarit?
Të mësosh të lexosh do të thotë të mësosh autonominë. Koha e shkrimit dhe e leximit, ashtu si koha për të dashuruar, zgjat kohën e të jetuarit. Por ai instrument i jashtëzakonshëm është njëherësh edhe kufizim i dhimbshëm. Mjaft të shohësh fëmijët që nuk dinë ende të shkruajnë: nisin të vizatojnë në fletë të mëdha letre, me lëvizje të bollshme krahu. Heqin vija të gjata të ngjashme me dëshirën për të pushtuar hapësira të pakufishme. Ndërkohë që shkrimi i detyron ta disiplinojnë lëvizjen e dorës, horizonti i pafund reduktohet te vijëzat e fletores. Nuk kanë më shans ta përdorin krahun si instrument që u fal liri të pakufishme, duhet të masin lëvizjet e gishtërinjve, të përqendrohen mes gishtit të madh dhe atij tregues. Është gjë krejt tjetër.
Por të mësosh shkrim e këndim të jep çelësin për të hapur një botë të mrekullueshme.
Martin Iden, personazhi i Xhek Londonit, mëson të shkruajë e të lexojë për t‘i fituar zemrën vashës që dashuron, një bijë e borgjezisë, e shkolluar dhe e edukuar. Por në fund, zbulon se e adhuruara e tij lexon budallallëqe. Me pak fjalë zbulon se kultura në vetvete nuk përbën vlerë. Bota është plot e përplot me budallenj që merren me kulturë e që gjithsesi mbeten budallenj. Siç thoshte Xhek London, kjo ka dy zgjidhje, ose të lexosh kryevepra, ose t‘i shkruash vetë.
Por bota është plot e përplot edhe me budallenj që e refuzojnë me gjakftohtësi të plotë kulturën, pasi kultura pasuron veç shpirtin.
Kjo është një kategori edhe më e shumtë në numër, më antipatike dhe më e rrezikshme. Por nëse lexon një libër apo ngjyen majën e penës në bojë, edhe kjo kategori nuk të bën aq shumë përshtypje, nuk të duken aq antipatikë.
Ndërsa "gomarët" duken se i përkasin një kategorie të ndryshme nga pikëpamja metafizike. Për shembull ju e keni quajtur veten "gomar" të deklaruar, siç rrëfeheni në librin "Ditari i shkollës". Mos duhet të vlejë si mesazh shprese për të gjithë fëmijët me nota të këqija, apo për prindërit e tyre, të cilët nuk dinë më cilit shenjt t‘i luten?
Falë qiellit, fati i një njeriu nuk shkruhet vetëm në shkollë. Edhe pse sholla shpëton njerëz. Unë për shembull jam shpëtuar nga dy-tre profesorë. Gomar në francez thuhet "concre", fjalë e shekullit XVIII, e cila ka të bëjë me fjalën "gaforre". Është një imazh shumë i vërtetë pasi fëmija "gomar" ecën anash, mbrapsht, si ato gaforret e vogla, ndërkohë që mësuesi kërkon që klasa të ecë përpara e drejt. Në fjalën "concre" gjendet edhe domethënia e kancerit, sëmundjes që të mbetet brenda si shenjë plage e mbyllur, edhe kur njeriu shpëton prej tij. Pasi në fund mbetemi gomarë deri në fund të jetës. Kur kemi një dyshim, kur shkurajohemi, kur nuk kemi forcën e duhur për të shkruar, kur pësojmë tronditjen e dashurisë, do të thotë se jemi kthyer në gomarë. Është tamam ky humanizmi ynë i mrekullueshëm jetësor.