E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nejmar: Te Santos deri në dhjetor

Nejmar ka pohuar se ai do të mbetet te Santos dhe nuk do të largohet gjatë këtij afati kalimtar. Braziliani është lidhur me një numër klubesh në Europë pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera sezonin e kaluar me Santos. Agjenti i tij, Vagner Ribeiro, zbuloi gjatë fundjavës se Real Madridi dhe Barcelona kanë shprehur interesim për 19-vjeçarin, por vetë lojtari më herët kishte thënë se dëshiron të mbetet në vendlindje dhe të fitojë Kupën Botërore të Klubeve në dhjetor. Nejmar tani edhe një herë ka përsëritur se ai nuk do të largohet këtë verë. “Do të qëndroj te Santos”, ka qenë i qartë lojtari para gazetarëve gjatë arritjes në Brazil nga Argjentina, pas eliminimit nga Copa America. Nejmar ka kontratë me Santos deri në vitin 2015 dhe një klauzolë shitjeje e cila kap vlerën e 45 milionë eurove

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›