Daniell Godelli, medalje ari në stilin e shtytjes në Europian
TIRANE-I papërmbajtshëm peshëngritësi ynë Daniell Godelli, pasi në stilin e shtytjes ka arritur të ngre 180 kg, 4 kg më shumë se vendi i dytë, që do të thotë medalje ari në këtë stil. Në stilin e shkëputjes ai ngriti 145 kg, duke zënë vendin e tretë, pra medalje bronxi. Në dy garësh, Daniell Godelli ka ngritur 325 kg, duke u renditur i treti, duke marrë medalje bronxi. Pra, 3 medalje për Shqipërinë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, që zhvillohet në Tiranë. 1 medalje ari dhe dy bronzi, të tre të fituara nga peshëngritës Daniell Godelli, i cili garoi në peshën 69 kg.
Ndërkohë, peshëngritësi tjetër Brikel Calja, pas dështimit në stilin e shkëputjes, ku nuk arriti të ngrejë në asnjë nga tre provat, në stilin e shtytjes ka ngritur 174 kg, duke zënë vendin e katërt. Ka tentuar në provën e fundit të ngrejë 177 kg, por nuk ka arritur dot. Në orën 20:00, do të garojë Romela Begaj, nga e cila pritet medalje.
(d.b/BalkanWeb)