E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet Johan Tarçullovski, i dënuari për krime ndaj shqiptarëve

SHKUP- Johan Tarçullovski, i dënuari për krime lufte nga Maqedonia, është liruar sot nga burgu Dic në Gjermani, ku po vuante dënimin e shqiptuar nga Tribunali i Hagës për pjesëmarrjen në masakrën e Lubotenit të Shkupit, ku u vranë 7 civilë shqiptarë. 

Tarçullovski kaloi tetë vite në burg, me çka vuajti dy të tretat e dënimit. Në Hagë ai u dorëzua në vitin 2007, ndërsa disa muaj më vonë ish-pjesëtari i policisë u akuzua për krime lufte ndaj shqiptarëve gjatë konfliktit të vitit 2001. Tarçullovski pritet gjatë ditës së nesërme të arrijë në Shkup.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›