Danimarka do të marrë me qira 300 qeli në burgjet e Kosovës

Danimarka do të marrë me qira 300 qeli në burgjet e Kosovës, për deportim të të dënuarve nga shtetet e treta.
Lajmi është dhënë nga Ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Nick Haekkerup, për Tv2.dk.
“Ne jemi pajtuar se duhet bërë punë për të marrë me qira vende burgu në Kosovë për deportim të të dënuarve nga shtetet e treta. Dhe po zgjerojmë vendet në burgjet në Danimarkë si periudhë afatshkurte ashtu edhe afatgjate”, tha Haekkerup.
Në Danimarkë konservatorët janë pro marrëveshjes së re me Kosovën, ndërkohë radikalët shprehen skeptikë dhe nënvizojnë se në sistemin e burgjeve në Kosove ka korrupsion, dhunë dhe staf pak të trajnuar.
Marrëveshja parashikon katër miliardë korona shtesë për nismat e reja. Parashikohet që burgjet të ndjekin rregullat e shteti danez gjithashtu do të jenë gardianë danezë që do të kujdesen për të burgosurit, shkruan TV2.dk.