Danimarka luan gjithçka, Japonia barazimin
është koha e llogarive. Danimarka dhe Japonia do të përballen sot në ndeshjen e fundit të grupit E. Të dyja skuadrat luajnë për kualifikimin. Danezët dhe japonezët ëndërrojnë me sy hapur kalimin në turin tjetër. Aziatikëve, për të ecur përpara dhe për të siguruar një kualifikim historik në 1/8, do t’u shkonte për shtat edhe barazimi, ndërsa Danimarka do të ketë vetëm një rezultat të vetëm në dispozicionin e saj: fitoren. Prandaj trajneri i skandinavëve, Morten Olsen, duket i orientuar të përdorë modulin më solid 4-4-2, duke lënë mënjanë agresivitetin e 4-3-3, i cili i dha mundësinë të dominonte mbi “luanët” kamerunezë, duke fituar me përmbysje një ndeshje, që Etò’o e kishte bërë më të komplikuar për ta. Në sulm do të jetë ylli i Arsenalit, Nicklas Bendtner, i cili do të formojë dyshen me ish-milanistin Tomason. Poulsen e Gronkjaer duhet të luajnë në mbrojtje, ndërsa Romendal dhe kapiteni Jorgensen do të vendosen në krahë. Do të mungojnë Kajer, por në qendër do të luajë Agger.
#