Italia, me tre sulmues për fitoren
Paqartësitë e fundit, mbi të gjitha në lidhje me sulmin, janë ende për t’u zgjidhur. Por në 24 orë para sfidës decizive ndaj Sllovakisë, një gjë duket e qartë. Italia do të zbresë në fushë me një modul ndryshe nga ai i përdorur në dy ndeshjet e para, me 4-3-3. Për sa i përket 11-shes, duket se do të kemi një informacione të reja: Gatuzo e Di Natale, ndërsa Paçini duket më favorit ndaj Xhilardinos. Ndeshja ndaj skuadrës së Hamsik është për t’u fituar, nëse Italia dëshiron të kualifikohet pa shpresuar në një fitore të Paraguait ndaj Zelandës së Re, edhe pse me një kombinim rezultatesh “axurrët” do të mund të kalonin në turin tjetër edhe me një barazim. Prandaj, pikërisht për këtë mendohet të nisë me një modul shumë ofensiv, i cili më pas, me kalimin e minutave, mund të kalohet te moduli tradicional 4-4-2, gjithnjë nëse italianët do të mund të kalonin në avantazh. Edhe Sllovakia ka shanset e saj, nëse do të mund të fitonte ndaj kombëtares së Lipit në takimin e sotëm, prandaj kjo konsiderohet si një sfidë e rëndësishme.
#