E Shtunë, 31 Tetor 2026

Danimarka nuk na pret

Kam udhetuar dikur 4 ore me tren nga Zyrihu ne Gjeneve dhe nuk shkembeva asnje fjale me askend. Te gjithe njerezit ne tren sa uleshin hapnin librin e lexonin. Une vija nga nje vend ku hapja e librit ne vende publike eshte turp ku femijet qe lexojne jane ata qe do te vuajne per buke kur te rriten ku ka njerez qe e thone me mburrje qe skane prekur kurre liber me dore. I shihja te perkulur mbi librat e tyre te letres ndersa une lexoja e rilexoja bileten e trenit.


Kjo eshte Europa ku do te shkojme pa viza. Kombi me 10 analfabete aktive - aktive me pelqen te quaj ata njerez qe nuk dine te shkruajne e te lexojne as emrin e tyre jo me libra - shume shpejt do te kete nje perplasje masive ne brigjet e kontinentit ku njerezit lexojne ne park ne metro ne avion kudo. Perplasja do te jete e forte e me zhurme. Vala e analfabeteve do te thyhet mbi shkemb. Por frika e madhe e europianeve eshte qe vala jone analfabete ashtu sic gerryen deti bregun do ta gerryeje kontinentin e vjeter te kultures.
Prandaj nuk dua tju flas per vizat.


Ndersa pjesa me e madhe prej nesh po ben gati valixhet une dua tju flas per librat. Meqe tani po shkojme drejt Danimarkes ku nje danez mesatar merr ne biblioteke 17 libra ne vit drejt Gjermanise ku 33 e 14-vjecareve lexojne rregullisht libra apo dhe drejt Spanjes qe vetem ne 2005-en ka perkthyer aq libra ne spanjisht sa nuk jane perkthyer ne arabisht keto 900 vjet.



NJERZIT Q NUK KAN LEXUAR ASNJ LIBR
shte e drejta e cdo njeriu qe te mos lexoje asnje liber. Ajo qe me shqeteson eshte diskriminimi qe analfabetet i bejne pjeses tjeter te shoqerise shqiptare. Adoleshenteve u vjen turp te tregojne qe lexojne sepse menjehere konsiderohen si mbetje sociale nga ata qe me krenari shprehen qe nuk kane lexuar asnje liber. Makinat e shtrenjta suksesi e respekti social per ata qe lexojne me rrokje dhe papunesi masive per studentet me PHD. Njeriu qe hap nje liber ne autobus shihet me meshire njerezia kujton se ai nuk ka asnje shok apo qe eshte i rrjedhur. Sistemi qartazi favorizon analfabetet.


shte e drejta e njeriut te mos lexoje asnje liber. Edhe pse ushtrite e vrasesve e trafikanteve ndertohen kryesisht me ushtare qe e kane lene shkollen qe 8 vjec.
shte e drejta e kujtdo te mos lexoje asnje liber. Por ata qe lexojne duhet te rifitojne statusin e tyre. Dhe nuk dua te diskutoj per cilesine e librave qe lexohet per letersine e mire a te keqe. Kjo do te ishte nje teme tjeter. Ne jemi akoma ne fazen qe ata qe lexojne diskriminohen. Ata qe kane lexuar nje liber nuk para e flasin me njeri. Sepse analfabetet na bejne te ndjehemi keq per kete.shte e drejta e njeriut te mos lexoje asnje liber. Por ata qe lexojne duhet te rifitojne respektin shoqeror qe u takon. Prandaj nuk dua te flas per vizat por per librat.


TENXHERJA DHE MRKUNA E ZEZ E AGRON TUFS
Ne duam te ikim jashte nderkohe qe nuk kemi ikur asnjehere brenda. Dhe brenda iket edhe pa viza. Iket edhe thjesht duke lexuar libra.
2 librat e Agron Tufes Merkuna e Zeze dhe Tenxherja te dy Toena 2009 i kam lexuar me nje fryme.
Merkuna e Zeze eshte nje mundesi per tu futur ne thellesi te maleve ne fshatin e larget e besoj imagjinar Ivanaj ne vendin ku grate thurin lesh te zi atje ku fshati eshte me nje ngarkese seksuale me intensive se Tirana ku femrat jane me shtriga se ne Bllok ku shpirti i grave rrenon jeten e burrave.


Tenxherja te kthen brenda ne kohe para viteve 90 atehere kur nje prind nuk mundej as te mbronte dot femijet e vet nga dhuna e verber e shtetit te diktatures se popullit mbi popullin nje drame kombetare qe sot shume vete po perpiqen ta harrojne sa me shpejt nje kohe ku sipas vete autorit zbrazesia hapte vend me thonj hakmerrej brenda ... kruante germonte egersisht rropullite si fundin e nje tenxhereje varfanjakesh...
Te dy librat kane elemente qe i perbashkojne ngase dhe jane shkruar ndoshta paralelisht. Ne te dy rastet eshte bota e pare permes syve te nje paraadoleshenti.
Merkuna sjell boten e peshtjelluar seksuale te nje djali ne fazen e transformimit ne burre pa shume zbukurime gati te thate ne nje sfond shtriganie e femrash te poseduara.


Tenxherja eshte bota e nje djali te vogel qe shkermoqet nga pak mes dashurise per vellane e madh dhe presionit per ta tradhtuar ate para te plotfuqishmit. Syte e djalit njohin hetuesine vuajtjen dashurine e mohuar pamundesine qe perballe nje shteti prej guri te behet ai qe mund te ishte bere. Nje tenxhere eshte akuza kryesore qe i behet te vellait Filipit per ta denuar per inat te te atit me 10 vjet burg.


Te Merkuna e Zeze Guri personazhi kryesor viziton fshatin e larget te dajes per tu gjetur i vetmi djale i nje shtepie me shume femra mes joshjes magjirave seksualitetit lakuriqesise i rrethuar nga femra qe nuk dihet se cduan prej tij te ngelen shtatzene me te ta mbrojne apo ta vrasin.


Bota shqiptare eshte e mbushur me magjira dhe grate shqiptare dine plot gjera per to. Merkuna e Zeze eshte mbledhja e tere kesaj pervoje femerore te sjelle ne nje liber qe me nje hap te shpejte e pa shume sterhollime eksploron ate pjese te thelle mistike qe kane grate perbrenda qe fillon nga mitra e tyre deri tek pushteti i bukurise me pasione e nevoja qe as grate vete nuk do te dine ti shpjegojne.


Sherbetoret e pushtetit te Tenxherja mbajne emra qe te rreqethin dhe kur i shqipton Hodo Bedo Zguri Firuze Dudije Syrja Palunga Zyhni Murdari...
Agron Tufa ne te dy librat eshte kursyer me stilin duke lene hapesira per ngjarjen qe te zhvillohet. Tek Merkuna ai ka nxjerre nga kujtesa fjale te vjetra fjale te harruara te paperdorshme prej kohesh apo dhe fjale te nxjerra ne periferite e shtetit e qe nuk lejohet te banojne ne Tiranen me fjalor 500 fjalesh.
Ne te dy librat ngjarja te rremben dhe per nje brez qe rritet vetem duke pare filma do te jete e lehte ti lexojne qofte dhe me kuriozitet filmik si do te perfundoje ngjarja.


ANALFABETT DIXHITAL
Analfabet nuk do te thote vetem te mos dish te shkruash e te lexosh emrin tend. Nese nuk e kupton ate qe po lexon mund te thuhet qe je perseri analfabet. Librat shkruhen per te na percjelle dicka permes nenteksteve ngjyrimeve konotacionit apo frymes qe permbajne. Ne jemi analfabete nese nuk arrijme ta deshifrojme ate qe librat na percjellin nese nuk kalojme nje proces konitiv me librin qe kemi ne dore.


Ne kohen dixhitale mund te jesh analfabet edhe nese je ne gjendje te hapesh me forcat e tua FaceBook-un. Edhe nese je ne gjendje te shkruash qe sot ke ngrene petulla. Sepse aftesia jone per te kuptuar boten rritet apo forcohet nese ti ke ngrene vertet petulla e as nese miqve te tu ne facebook u vjen nepsi per petulla dhe lene komente poshte.


Ka ardhur koha qe ne vete te paret te mesohemi me idene qe pas njeriut qe mbante comangen nen sqetull erdhi njeriu qe mbante librin nen sqetull. Ka ardhur koha qe te mos kemi turp te hipim ne autobus me nje liber ne dore me friken se do te na shohin si anormale.


Dhe nese po beni gati valixhet per te bredhur Europen pa viza mbani nje liber me vete qofte dhe per maskim. Ka gjithmone nje moment qe te gjithe te nxjerrin librat. shte momenti per te nxjerre dhe ti librin tend e mos rrish me syte ne tavan. Tenxherja ose Merkuna e Zeze mund te ishte ky liber.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›