E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur themi Europe..

Nese ne shqiptaret mendojme se problemi yne me i madh ka qene moslevizja e lire ne hapesiren Schengen atehere vendimi per liberalizimin e vizave eshte me i madhi vendim i dekades. Por pavaresisht nga euforizmi vendimi per vizat eshte simbolik. Ai flet per Shqiperine dhe te drejten e saj per tu njohur si pjese e Europes ndaj asnje qeveri e kaluar e sotme apo e ardhshme nuk mundet tia atribuoje vetes suksesin.


Aq me teper qe jemi vendi i fundit ne Ballkan dhe po leme prapa vetem Kosoven.
Ne jemi europiane dhe kete nuk na i mohon askush por duhet te sillemi si te tille. Na vjen ndoshta keq qe Mali i Zi u vleresua e ne jo qe Maqedonia e Serbia kane perfituar para nesh prej vizave etj por kur shkojme ne ato vende e shohim edhe e prekim ndryshimin. Tek ne nuk ka zgjedhje pa mashtrime tek ne ndryshohen statistikat tek ne nderron administrata e specialistet sa here nderron qeveria..


Dhe ceshte me e rendesishmja tek ne ndodhin drama mjerimi qe te ngjethin shpirtin. Kur degjon ngjarje si kjo e Sukthit te vjen neveri kur flitet per Shqiperine me rritje te madhe ekonomike etj. Qeveria mund te eksitohet gjithe diten por ne fund gjithesecili e mat sipas xhepit te vet. Dhe e sheh qe atje mbetet cdo dite e me pak.


Pikerisht per shkak te kesaj gjendjeje ekonomike dihet mire qe shqiptaret qe do te shkojne si turiste ne Europe jane te pakte krahasuar me ata qe shpresojne se ne ato pak dite qe do te lejohen te qendrojne ne Europe te arrijne te bejne rrogen e nje viti ne Shqiperi duke bere cdo pune te mundur. Ky nuk eshte sekret. Nese Europa do besonte shifrat e qeverise se Tiranes nuk kishte pse bente thirrje pas thirrjesh per te mos kerkuar pune apo azil ne BE pas liberalizimit te vizave.


Sigurisht qe do na pelqente te kishim nje qeveri disi me serioze jo nje qeveri qe cdo drite jeshile ia atribuon vetes dhe dritat e kuqe kundershtarit. Edhe keto dite sic po thote vizat i kemi prej Qeverise kurse statusin na e hengri opozita Kjo eshte kaq naive dhe qesharake sa te duket si shaka. Nuk do shkojme dot larg as me naivitete te tilla dhe as me sjellje qe pasqyrojne nje logjike tipike te nje mendesie autoritare. Qytetaret e kane humbur durimin dhe besimin. Ndaj kur thone Europe shume prej nesh nuk nenkuptojme thjesht vizat por shpresen qe Europa te na marre sa me shpejt ne gjirin e saj dhe te na beje transplantin pra te na kete nen juridiksionin e vet... Dhashte Zoti sa me shpejt



Autori eshte ekonomist

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›