E Shtunë, 31 Tetor 2026

Danimarka, sfida anti-Shqipëri përgatitet në Greqi

Danimarka do ta përgatisë ndeshjen e 1 prillit kundër Shqipërisë sipas "manualit të futbollit": pra duke luajtur më parë një miqësore me kundërshtar nga zona ballkanike. Për këtë arsye, ata do zhvillojnë një ndeshje me fqinjët tanë, Greqinë. Lajmi u konfirmua nga federata daneze, që theksoi se përgatitjet përpara dy sfidave eliminatore të Botërorit 2010, me Maltën dhe Shqipërinë, do të bëhen në miqësoren e 11 shkurtit në Athinë. Trajneri i nordikëve, Morten Olsen, e cilësoi Greqinë si "kundërshtarin perfekt" përpara udhëtimit në La Valeta (më 28 mars) dhe sfidës në Kopenhagë, me kuqezinjtë e drejtuar nga Ari Han, vetëm katër ditë më pas. Në historinë e saj, përfaqësuesja shqiptare ka luajtur pesë herë kundër Danimarkës, duke regjistruar vetëm 1 fitore (viti 1963 në eliminatoret e Euro ‘64) dhe 4 humbje.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›