E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruçi: Raundi III, dështim personal i kryeministrit, Berisha: Lepuri fle te Nano

Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi do të mblidhet sërish në seancën për zgjedhjen e presidentit të hënën e ardhshme. Raundi i katërt për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit është vendosur të mbahet në 11 qershor. 

Kryeministri Berisha akuzoi sërish opozitën për bllokim në procesin e zgjedhjes së presidentit. Duke folur në seancën e sotme në Kuvend, Berisha tha se opozita udhëhiqet nga filozofia ose të gjitha ose asgjë.

Zgjodhëm kandidaturën që në vitin 2003 e keni votuar gjerësisht në këtë sallë. Ministri juaj i Drejtësisë në 2004 e kishte përzgjedhur në këshillin juridik kushtetues të Ministrisë së Drejtësisë.

Ju udhëhiqeni nga filozofia e tëra ose asgjë. Po kjo filozofi është për luftën, jo për demokracinë. Unë i plotësova kushtet, nuk solla emra nga PD-ja, solla një njeri që ju e keni votuar vetë, tha Berisha.

Lepuri fle te Fatos Nano

Ju thashë të paraqisni kandidaturë në këto fusha. Ky ishte zotimi im dhe për këtë jam i bindur se zoti Zaganjori është kandidatura e duhur, ju sillni kandidatin tuaj. Ju deklaronit: Jo nuk sjellim kandidat. Ku fle lepuri? Nuk ka pyetje më të mençur? Lepuri fle te Fatos Nano. Po, Po. Si ka mundësi, ju kaq të panjohur sa nuk mund të nxirrni një kandidat? E deklarova që në fillim që ai është lideri historik i së majtës e se votoj. Shkoni te emisioni i Sokol Ballës, askush nuk ju le. Duhet të shkoni te Fuga, më pas tek nënkryetari e kryetari juaj. Ju jeni forcë politike, e keni në mendje kultin e armikut.  Nano ju mbajti 8 vjet në pushtet, çfarë kërkoni më shumë prej tij? Të qahemi ne që na mbajti 8 vjet në opozitë, po. Po ju çfarë patë, kush jua solli Fatos Nanon?

Takimi me Ramën

Takimi ishte i shtruar serioz, me shprehje pikëpamjesh të dy palëve. Aty u gjeta para lidhjes me pikat, po unë shkova për presidentin. Mendoj se e dëgjuam me vëmendje njëri-tjetrin. Çdo gjë ka një qëllim madhor, bllokimin e statusit.

Ruçi: Dështimi i raundit të tretë, dështim personal i Berishës

Seanca parlamentare e raundit të tretë për zgjedhjen e presidentit ka nisur me njoftimin e kryeparlamentares Topalli për mosparaqitjen e asnjë kandidature nga Komisioni i Ligjeve, çka e bën të konsumuar edhe këtë raund.

Më tej, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, në fjalën e tij para deputetëve, e ka cilësuar djegien e raundit të tretë dështim të maxhorancës dhe personalisht të kryeministrit Berisha.

Dështojmë sërish. Ky dyshim ka një emër, maxhoranca dhe personalisht Berisha. Ju as predikuat dhe as provuat të punonit për asnjë moment për të arritur një zgjidhje konsensuale. Opozita prej kohësh ju kërkoi dhe ju ofroi dakordësinë, ju kërkoi konsensus.

Kur them se është dështimi juaj e them këtë se ju ndaj juve nga deputetë të nderuar të maxhorancës, mes të cilëve ka nga ata që dëshirojnë këtë konsensus dhe progresin që sjell ai për Shqipërinë. Ju nuk bëtë asnjë përpjekje për të zbatuar Kushtetutën. Zoti kryeministër, ose nuk do ta kuptosh, ose nuk e kupton se nga ky proces konsensual, vendi do të kishte më shumë qetësi, siguri e shpresë për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE, tha Ruçi.

Presidenti, edhe raundi i tretë pa asnjë kandidat

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve nuk ka nxjerrë asnjë kandidaturë zyrtare për tia paraqitur Kuvendit për votim.

Mbledhja që ka zgjatur vetëm pak minuta, ka përfunduar pa depozitimin e asnjë kandidaturë zyrtare për postin e presidentit, duke bërë kështu që edhe raundi I tretë i zgjedhjes së kreut të shtetit të digjet.

“Sipas nenit 87 të Kushtetutës, Komisioni i Ligjeve, e quan votimin të kryer edhe kur në garë nuk paraqitet asnjë kandidat”, thuhet në raportin që komisioni I dërgon seancës së sotme plenare.

 

Kuvendi mblidhet sot në raundin e tretë për zgjedhjen e presidentit

Pavarësisht se për postin e kreut të shtetit prej ditësh janë hedhur dy kandidatura, ajo e vetëshpallur e Fatos Nanos, dhe ajo e popozuar nga maxhoranca e Xhezair Zaganjorit, gjasat janë që edhe në këtë raund të shkohet pa një kandidat, për shkak të mosarritjes së një konensusi maxhoranë-opozitë.

Kuvendi ka miratuar dje me 71 vota mbajtjen e raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Në këtë mënyrë, sot në orën 10:00, sipas kërkesës së mazhorancës, do të votohet për raundin e tretë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Ky është raundi i fundit me 84 vota për miratimin e kandidaturës ndërsa në dy raundet e tjera, për zgjedhjen e kreut të shtetit do të mjaftojë edhe një shumicë e thjeshtë prej 71 votash.

*    *    *

Kuvend, Bizhga: Sot nuk dallohet vija ndarëse mes krimit e qeverisë

Deputeti i Partisë Socialiste, Gazmir Bizhga duke folur gjatë seancës parlamentare ku po diskutohej projektligji për luftën kundër pastrimit të parave ka deklaruar se qeveria është bërë njësh me krimin.

Deputeti i opozitës theksoi se në vend nuk mungojnë ligjet por ato nuk zbatohen. Ai mori rastin e denoncimit të aferave korruptive nga Saimir Tahiri dhe tashmë po përballet me akuza për shpifje. Në këtë prizëm ai shtoi se për inspektorët që do të duhet të luftojnë pastrimin e parave bëhet i pamundur zbatimi i ligjit.

Si mund të hetojë një inspektor korrupsionin kur po e shohim se çfarë po ndodh me deputetin Saimir Tahiri. Kush do ishte ai inspektor dhe funksionar që do të pyeste se si i siguroi financimet klienti i qeverisë, Damir Fazllic. Kush do ishte ai funksionar që do thoshte nga i siguruan paratë qeveritarët që bëjnë një jetë luksi sot?, u shpreh Bizhga. Sot nuk dallohet vija ndarëse mes krimit dhe kësaj qeverie. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›