E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, premtonte dokumenta greke, pranga mashtruesit 50-vjecar

GJIROKASTËR- Mashtronte duke premtuar dokumenta greke, arrestohet 50-vjecari nga Lunxhëria. Lajmi bëhet i ditur nga policia e Gjirokastrës, e cila ka prangosur mbrëmjen e djeshme Spiro Shukulin.

50-vjecari rezultonte në kërkim që prej vitit 2006, vit kur a kishte mashtruar një person në Greqi, duke i premtuar vizë greke kundrejt shumës 500 euro.

Ndërsa në vitin 2009 kishte mashtruar një tjetër person po në Greqi, duke i premtuar dy leje drejtimi greke kundrejt shumës1800 euro.

Sipas policisë i arrestuari në të dy rastet nuk u ka kthyer paratë personave të mashtruar, të cilët kanë bërë dhe denoncimin.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›