E Diel, 1 Nëntor 2026

Danimarkë - Suedi, ndizen gjakratSulmuesi Ibrahimoviç provokon skuadrën daneze: “Nuk kanë lojtarë cilësorë”. Mbrojtësi danez, Simon Kjaer: “Është shumë argëtuese të dëgjosh Ibrën”

Rrjetet sociale:

Derbi i shumëpritur skandinav, Danimarkë-Suedi, në “Parken Stadium” mund të përcaktojë edhe të ardhmen e njërit prej dy ekipeve në finalet e Kampionatit Botëror 2010. Dy rivalet e përjetshme do të takohen pas dy vjetësh sërish në këtë stadium, qysh kur një nga tifozët danezë çau rrethin për të goditur gjyqtarin e ndeshjes, pasi më parë ai kishte larguar me karton të kuq mesfushorin Kristian Pulsen. Danimarka e humbi ndeshjen në tavolinë dhe dështoi të kualifikohej në Kampionatin Europian.

Në fakt, atmosfera gjatë javës ka qenë e nxehtë midis shtypit të dy vendeve skandinave, kjo edhe për shkak të deklarimeve provokuese të superyllit suedez Zlatan Ibrahimoviç në lidhje me ekipin suedez. Ibrahimoviçi, i cili luan në Spanjë me Barcelonën dhe fiton më shumë se e gjithë skuadra daneze, kritikoi Danimarkën se ajo aplikon sistemin 4-3-3 pasi nuk ka lojtarë cilësorë. “Danimarka luan një sistem loje siç e aplikon Ajaksi dhe Barcelona, por unë mendoj se ata nuk kanë lojtarët për këtë gjë. Duhen 11 lojtarë teknikë dhe kërkon që ju të luani shpejt”, - provokoi Ibra danezët.

Por, deklarimeve agresive të Ibrës, iu kundërpërgjigj mbrojtësi Simon Kjaer, i cili pohoi se u argëtua jo pak nga komentet e suedezit. “Është shumë argëtuese të dëgjosh gjërat që ai tha. Ne jemi liderit e grupit dhe kështu, besoj se diçka funksionon te ne. Lë t’i përfundojmë gjërat të shtunën”, - tha Kjaer.

Danimarka nuk humbet një ndeshje kualifikuese botërori në shtëpi qysh nga viti 1981. Dhe nëse kjo statistikë do të merrej si shembull, atëherë do të jetë Danimarka që do të kualifikohet për në Botërorin e Afrikës së Jugut. Përpara kësaj ndeshjeje, Danimarka ka 18 pikë dhe Suedia, 15. Danimarka mund të kualifikohet edhe me dy barazime në dy ndeshjet e fundit, kundër Suedisë të shtunën dhe Hungarisë, më 14 tetor. Gjithsesi, nëse Danimarka humbet me Suedinë, ndoshta edhe duke mundur Hungarinë, mund të mos jetë e mjaftueshme për t’u kualifikuar.

Numri i klikimeve - 7043
  E Premte, 09 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›