Gjermania kujton makthin me ShqipërinëNë Gjermani ende e kujtojnë fitoren dramatike 4-3 ndaj Shqipërisë, më 11 tetor të vitit 1997, që u siguroi gjermanëve një vend në finalet e Kampionatit Botëror “Francë 1998”.

Rrjetet sociale:
Në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme me Rusinë, e ku varen edhe shanset e Gjermanisë për një vend në Botërorin e Afrikës së Jugut, mediat gjermane kujtojnë rastet kur skuadra e tyre ka qenë seriozisht në prag të dështimit.
Në Gjermani ende e kujtojnë fitoren dramatike 4-3 ndaj Shqipërisë, më 11 tetor të vitit 1997, që u siguroi gjermanëve një vend në finalet e Kampionatit Botëror “Francë 1998”. Gjermania kishte nevojë për vetëm një pikë në ndeshjen e fundit të saj në grupin e 9-të eliminator.
Përballë saj në Hanover ishte Shqipëria, një skuadër e konsideruar si “autsajder”. Pas 55 minutave lojë tre herë kampionët e Botës përballë 44 mijë shikuesve ishin në dizavantazh 0-1, pas një autogoli të mbrojtësit Jurgen Kohler (“Ndeshja ime më e keqe me Kombëtaren”, - tha ai për mediat gjermane).
Krejt papritur Kampionati Botëror për Gjermaninë ishte shndërruar në një makth të jashtëzakonshëm. Finalet ishin në rrezik. Pjesa e dytë ishte një “skenë krimi futbollistik”, shkruan “Der Spiegel”.
Tomas Helmer barazoi rezultatin në 1-1 (65’), Oliver Bierhof i çoi shifrat në 2-1 (73’), por Igli Tare barazoi rezultatin në 2-2 në të 80’.
Oliver Marshal i dha avantazhin 3-2 Gjermanisë pas gjashtë minutash në të 86’. Por, Vata, pas dy minutash në të 88’ barazoi rezultatin në 3-3.
Gjermanët ishin në panik. Një gol tjetër i mundshëm i Shqipërisë e çonte Gjermaninë e Berti Fogts në vendin e dytë dhe në Play-of, por goli me kokë e Oliver Bierhof, ai 4-3, në minutën e fundit, i shpëtoi gjermanët nga një tjetër vuajtje të madhe me Shqipërinë.
Numri i klikimeve - 7044
E Premte, 09 Tetor 2009