E Shtunë, 31 Tetor 2026

Propozimi kundër simulimeve, përjashtimi i përkohshëm

Një propozim konkret për të “luftuar” pretendimet e padrejta të futbollistëve për të përfituar 11-netërsha vjen nga zëvendëspresidenti i FIFA-s, Xhek Uorner.

Sipas tij, futbolli duhet të marrë shembull nga regbia, ku parashikohet përjashtimi për njëfarë kohe për ndërhyrjet e ashpra. “FIFA duhet të jetë më e rreptë”, theksoi Uorner.

Dhe më tej ai shton: “Një lojtar që simulon duhet të largohet nga fusha për dhjetë minuta. Është e pandershme. Njerëzit paguajnë për të parë një ndeshje futbolli, jo një shfaqje teatri”.  

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›