Milano, vdes modeli fancez, u hodh nga dritarja
MILANO- Modeli 22 vjecar francez Tom Nicon, ka gjetur vdekjen pasi është hedhur nga dritarja e apartamentit ku banonte përkohësisht në Milano.
Trupi i tij u gjet pasditen e djeshme në oborrin e apartamentit. I riu ndodhej në Milano për sfilatat e javës së modës për meshkuj që po zhvillohet në qytetin e modës në Itali.
Për momentin nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një incident apo për një vetëvrasje. Alarmi u dha rreth orës 14.30 pasi u gjet në tokë trupi i pajetë i të riut.
Në vendngjarje mbërritën forca të policisë, për të hetuar mbi ngjarjen në fjalë.
Mjeku i cili ka mbërritur mënjëherë në vendngjarje nuk ka mundur të bëjë asgjë për jetën e modelit, por thjesht ka konstatuar faktin se 22 vjecari kishte vdekur.
(e.n/BalkanWeb)