SHBA-Slloveni, djali shpëton babain trajner
Sllovenia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës prodhuan një ndeshje të pasur me emocione dhe gola në barazimin 2-2 në Johannesburg. Edhe pse Sllovenia udhëhoqi 2-0, amerikanët janë dolën të dilnin sërish me një pikë të çmuar, ashtu siç bënë edhe në barazimin 1-1 me Anglinë në ndeshjen e parë. Edhe pse SHBA-të nuk kanë një skuadër me lojtarë të mëdhenj, madje edhe me të veçantën e babait trajner dhe djalit lojtar (Bob Bradley dhe Michael Bardely), dëshmuan se kanë forcë brenda ekipit. Sllovenia, që nga ana e saj zhvilloi një ndeshje apatike kundër Algjerisë, por të fituar me një gol të Koren (79’), u shfaq krejt tjetër kundër amerikanëve. Një goditje e mrekullueshme nga larg e Valter Birsës (13’) i dha avantazhin Sllovenisë, ndërkohë në minutën e 42-të Ljubijankic shënoi golin e dytë (asist i Novakoviç). “Djemtë” e Bob Bradley nuk humbën moralin e betejës dhe gjetën forca të shkurtonin diferencën në minutën e 48-të më anë yllit të tyre, Landon Donovan nga një goditje diagonale. Më pas erdhi edhe goli i djalit të trajnerit të Amerikës: Michael Bradley (82’), ç’ka e çoi ndeshjen në ekuilibër të plotë, madje SHBA-të shënuan edhe një gol të tretë (85), që u anulua nga gjyqtari nga Mali i Afrikës, Koman Coulibaly. Lojtarët amerikanë ishin kundër vendimit të gjyqtarit nga Mali, Koman Coulibaly, i cili anuloi një gol të shënuar nga Maurice Edu, duke u mohuar SHBA-ve fitoren tri minuta përpara përfundimit të ndeshjes me Slloveninë (2-2). “Jam shumë i zhgënjyer dhe shumë i nervozuar”, - shpjegoi Landon Donovan, autori i golit të parë të amerikanëve. “Nuk e kuptoj se përse goli i Edu u anulua. Pashë një aksion pa gabime nga ana jonë dhe goli ishte plotësisht i rregullt”. Sllovenia, që ishte duke realizuar një goditje të madhe në dy ndeshjet e para, tashmë ka katër pikë në dy ndeshje, ndërsa SHBA-të, dy pikë në po aq ndeshje. Në ndeshjet e fundit, Sllovenia do të luajë kundër Anglisë, ndërsa Shtetet e Bashkuara kundër Algjerisë, të mërkurën e ardhshme.
De Rosi: “Dështim, po të mos kalojmë grupin”
Pas barazimit kundër Paraguait (1-1) në ndeshjen e saj hapëse, Italia duhet të tregojë një portret më ofensiv përballë Zelandës së Re, të dielën. “Duhet që në të jemi pak më shumë agresivë, më të mirë në pasin e fundit. Ndeshje jonë kundër Paraguait nuk ishte një nisje e keqe”, - deklaroi Daniele De Rosi, autori i golit të barazimit. Zelanda e Re humbi me Sllovakinë dhe kundër Italisë do të luajë letrat e fundit në grupin F. “Është një ekip që duhet mundur. Ne jemi dukshëm superiore. Sigurisht, që duhet të bëjmë kujdes ndaj tyre, pasi ata kanë lojtarë shtatlartë dhe nuk duhet luajtur me pasa të gjatë. Por është Italia ajo që do të fitojë. Nëse ne nuk do të shkonim në një tetat e finaleve do të ishte një dështim absolut. Objektivi ynë realist do të ishte gjysmëfinalja”.
Hulio Sezar: “Botërori mbyllet me samba, jo tango”
“Tani të gjithë flasin për Argjentinën dhe për atë që ka dhënë deri tani Lionel Mesi. Për mua nuk është një surprizë, por them se në fund të Botërorit do të triumfojë samba dhe jo tangoja”.
Kjo është deklarata e portierit të Brazilit, Hulio Sezar, i cili shprehet i sigurt se aventura e tij në Afrikën e Jugut do të mbyllet me lavdi, edhe pse deri tani kombëtarja e drejtuar nga Maradona ka lënë përshtypjet më të mira. “Është normale që flitet tani për Argjentinën – tha portieri i Interit, - pasi është e fortë. Por, edhe ne kemi luajtur mirë. Dunga në tre vjet e gjysmë pune ka krijuar një grup komplet dhe të mrekullueshëm”.
Robinjo është i pakorrigjueshëm. Sulmuesi i Santos është i vetmi që ka thyer rregullat dhe autoritetin e trajnerit të Karlo Dungës, duke folur me një televizion brazilian, pohoi se kishte sjellë ën Afrikën e Jugut familjen e tij. Sulmuesi Robinjo kishte sjellë në Johanesburg gruan e tij, djalin dhe nënën e tij. “Familja është ajo që ka më shumë rëndësi për mua”, - shpjegoi ai. Për momentin, Dunga, nuk ka reaguar.
19 Qershor 2010