Lëv: “Do ta kalojmë grupin”
Me gjithë humbjen kundër Serbisë (0-1), trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv mbetet pozitiv: “Unë nuk kam asnjë dyshim se ne do të arrijmë në një të tetat e finaleve”, - deklaroi ai.
Çfarë konstatuat në këtë humbje?
Kishte shumë probleme sot, dy kartonë të verdhë e më pas ai kuq për Klozen, shumë raste të munguar, për më tepër një penallti. Në pjesën e parë, provuam të zhvillonim të njëjtën lojë si ajo kundër Australisë, ndërkohë që në të dytën, lojtarët e mi luajtën shumë për të përballuar një lojë 10 kundër 11. Shpresonim të kapnim barazimin. Por, unë nuk kam asnjë dyshim për faktin që ne do të arrijmë në një të tetat e finaleve. Jemi të zhgënjyer, por ne kemi vullnetin për të shkuar atje.
Çfarë nuk e funksionoi?
Shpresoja që lojtarët e mit të ishin më të saktë, ishte ky fakt që më nervozoi më shumë. Morëm 8 kartonë të verdhë dhe nuk besoj se të gjithë ishin të justifikuar. Kur bëhet fjalë për goditjet nga pas jam dakord, por nuk ishte gjithmonë ky rast. Për Klozen, për shembull, unë nuk besoj se ai e goditi në mënyrë të keqe. Në kartonin e parë ishte shumë larg fushës serbe dhe ai preku këmbën e një lojtari serb. Ishte një karton shumë i ashpër.
Përse e gjuajti Podolski dhe jo Shvajnshtajger penalltinë?
Ka një arsye për këtë. Podolski ka shënuar çdo herë që ka gjuajtur. Gjithsesi, unë nuk dhashë asnjë indikacion për këtë. Unë i lashë lojtarët ta bënin vetë zgjedhjen. Zakonisht, Podolski gjuan shumë fuqishëm, por nuk e bëri atë sot. Podolski pati shumë raste sot në kufijtë e zonës, nuk e di se përse ai nuk shënoi.
Përse e zëvendësuar Ozilin që dukej se po ngjitej fizikisht?
Ai punoi shumë. Nuk duhet harruar se ne ishim në inferioritet numerik. Vendosa të fusja lojtarë të tjerë për të sjellë gjak të freskët pas shumë përpjekjeve. Ozili luajti mirë, por punoi shumë.
Në Euro 2008-n, ju humbët pikërisht ndeshjen tuaj të dytë...
Po, dhe këtu, ne nuk dëshironim të kishim shumë presion përpara se të zhvillonim ndeshjen e fundit në grup. Por, kjo nuk është e krahasueshme me humbjen kundër Kroacisë në vitin 2008 (2-1). Me pak shanse, ne do të kishim marrë një barazim. Luajtëm më mirë në pjesën e dytë.
Serbia shokon Gjermaninw
Golin e fitores për serbët e shënoi Jovanoviç, Podolski humbi penallti për gjermanët
Gjermania i komplikoi pak mundësitë për të kapur vendin e parë në grupin D pas humbjes 1-0 me Serbinë (gol i Milan Jovanoviçit, asist i Ivanoviçit). Në fakt nuk ishte dita e Gjermanisë: largimi me karton të kuq i sulmuesit Mirolsav Kloze (36’, pas dy të verdhave), një shtyllë e Khedirës në minutën e 45-të dhe një penallti e ekzekutuar keq nga Podolski në minutën e 60-të (priti Stojkoviç), ishin edhe sinjalet më të qarta “Nationalmanschaft” i Johakim Lëvit ishte i pafuqishëm pas fitores bindëse 4-0 ndaj Australisë. Serbia nga ana saj goditi shtyllën dhe ishte shumë herë pranë dyfishimit të rezultatit. Të shtunën, Gana (3 pikë), e cila nga ana e saj mundi 1-0 Serbinë, do të luajë me Australinë (0 pikë).
GRUPI D
13.06 20:30 Gjermania-Australia 4-0
13.06 16:00 Serbia-Gana 0-1
18.06 13:30 Gjermania-Serbia 0-1
19.06 16:00 Gana-Australia
23.06 20:30 Gana-Gjermania
23.06 20:30 Australia-Serbia
RENDITJA
1. Gjermania 2 1 0 1 4-1 3
2. Serbia 2 1 0 1 1-1 3
3. Gana 1 1 0 0 1-0 3
4. Australia 1 0 0 1 0-4 0
Pim Verbeek: “E mundim Ganën”
Pas humbjes së rëndë të Australisë kundër Gjermanisë (4-0), gjatë ndeshjes së parë në grupin D, trajneri i Australisë, Pim Verbeek, siguro se lojtarët e tij janë gati për të luftuar kundër Ganës (të shtunën). “Lojtarët reaguan mirë pas humbjes me Gjermaninë. Ne e dimë mirë se çfarë duhet të bëjmë tani: të fitojmë. Jam i bindur se lojtarët do të japin gjithçka. E dimë se nëse ne do të mundim Ganën të gjitha ekipet do të kenë nga tri pikë dhe gjithçka do të jetë e hapur”.
Beckenbauer: “Franca më zhgënjeu”
Franz Beckenbauer përdori fjalë të rënda për të kritikuar paraqitjen e Francës, të mundur nga Meksika (2-0) dhe thuajse jashtë Botërorit. “Francezët deri tani janë zhgënjimi më i madh i këtij Botërori, - tha ‘Kaizer’, duke komentuar për ‘Sky Germania’. – Mënyra se si ata kanë luajtur është e padenjë për një Kupë Bote. Më shumë është dukur se ishin duke zhvilluar një ndeshje përgatitore. “Ajo më goditi shumë ishte mënyra se si francezët e pranuan humbjen, askush nuk u rebelua. Kuptohet që nuk formonin një skuadër të vërtetë”. Gjatë ditëve të kaluara, Beckenbauer kishte kritikuar fort paraqitjen e Anglisë së Fabio Kapelos në ndeshjen hapëse kundër SHBA-ve (1-1). Pothuajse e eliminuar nga Botërori i Afrikës së Jugut, Francës i duhet të ngushëllohet me paratë. Në fakt, edhe nëse “Les Bleus” nuk do ta kalojnë turin e parë, ata do të marrin 7 milionë euro, kjo në kuadër të donacioneve të parashikuara nga FIFA. “Ne do të marrim dy donacione nga ana e FIFA-s”, - shpjegoi drejtori i përgjithshëm i Federatës Franceze të Futbollit, Jean-Louis Valentin, më 7 qershor. “Ka një donacion specifik për shpenzimet që shkon në 1 milion euro dhe një i dytë që u atribuohet të 32 ekipeve pjesëmarrëse dhe që shkon në 6 milionë euro. Ky donacion është progresive dhe shtohet në funksion të ecurisë së ekipeve”.
19 Qershor 2010