E Diel, 1 Nëntor 2026

Danimarkë, kryeministrja e re Thorning-Schmidt propozon kabinetin

Liderja e partisë Socialdemokrate Helle Thorning-Schmidt, e shpallur fituese në zgjedhjet parlamentare në Danimarkë dy javë më parë është nominuar si kryeministrja e re e vendit nga mbretëresha Margarethe.
 

Kjo erdhi falë ujdisë me dy partitë e tjera, duke i dhënë të drejtën lideres socialdemokrate të prezantojë sot në parlamentin danez programin e qeverisë së re dhe listën me emrat e ministrave që do të qeverisin Danimarkën për këtë mandat të ri.
 

"Është një program që do të nxjerrë Danimarkën nga kriza" deklaroi për Tv2 kryetarja e Partisë Socialdemokrate Helle Thorning-Schmidt, ndërsa po i drejtohej godinës së parlamentit për të diskutuar me grupin e deputetëve të partisë së saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›