Vritet drejtori i Arsimit në Prishtinë

Është vrarë para gjysmë ore në zyrën e tij në Komunën e Prishtinës, Remzi Salihu, drejtor i Arsimit për Komunën e Prishtinës. Lajmi është bërë i ditur nga mediat kosovare të cilat citojnë burime brenda komunës.
Mësohet se vrasja ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm ndërsa mësohet se vrasësi është dorëzuar menjëherë.
Ndërkohë ende nuk ka reagim të zyrtarëve brenda komunës ndërsa vrasjen e Salihut e ka konfirmuar edhe Policia.
“Policia ka marrë një informatë se rreth orës 10:00 ka ndodhur një vrasje në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Vrasësi është arrestuar dhe ne jemi duke punuar me rastin”, ka thënë Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.