E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakani mohon vrasjen e Rabanit

Njëri nga liderët kryesorë të grupit militant, rrjetit Hakani, i tha BBC-së se ky rrjet ka është përgjegjës për vrasjen e ish-presidentit afgan, Burhanudin Rabani.

Në një intervistë të publikuar sot, Siraj Hakani, mohoi gjithashtu që grupi, i cili akuzohet për një varg sulmesh në bazat e forcave perëndimore në Kabul, të ketë ndonjë lidhje me agjensinë pakistaneze të inteligjencës-ISI.

Rabani u vra më 20 shtator në shtëpinë e tij në Kabul nga një njeri që tha se ka ardhur për të përçuar një mesazh nga talebanët.

Zyrtarët afganë kanë shfaqur dyshimin se prapa vrasjes së ish-presidentit Rabani të ketë qendruar rrjeti Hakani.

Siraj Hakani është i biri i themeluesti të këtij rrjeti, Xhalaludin Hakani, ndërsa ka një rol të rëndësishëm në operacionet e grupit në fjalë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›