E Shtunë, 31 Tetor 2026

Danimarke, mbahet parasela me e gjate ne bote

KOPENHAGEN- Rruga Stroeget në qendër të Kopenhagenit, u shndërrua në një pasarele gjigande, ku më shumë se 200 modele ecën për 1,609 km, duke thyer rekordin botëror për pasarelën më të gjatë në botë. Sipas organizatorëve, pasarela niste në sheshin e bashkisë së kryeqytetit danez, për të vazhduar në sheshin e ri Mbreti dhe për tu kthyer sërish në bashki.

Mbi 220 modele kishin veshur dizenjot e mbi 500 markave skandinave të veshjeve. Përpara spektaklit, organizatorët thanë se prisnin mbi 100 mijë vetë të merrnin pjesë, por shumë më pak njerëz u mblodhën për evenimentin për shkak të shiut.

Pasarela më e gjatë e botës u organizua nga Këshilli i Modës në Kopenhagen, i cili ka nisur një fushatë për mbledhje fondesh për të ndihmuar fëmijet e viktimave të Cernobilit.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›