Sauku pa ujë banorët bllokojnë aksin Tiranë- Elbasan
TIRANE- Për gati 30 minuta banorët e Saukut, në dalje të Tiranës kanë bllokuar aksin nacional Tiranë- Elbasan në shenjë proteste për mungesën e ujit të pijshëm. Rreth orës 08.30 minuta banorët kanë vendosur kazanë plehrash në mes të rrugës, pranë Akademisë së Policisë, duke bllokuar për gati 30 minuta lëvizjen e makinave në të dy kahet e rrugës.
Protesta ka shkaktuar radhë të gjata të makinave, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për të bërë të mundur zhbllokimin e rrugës dhe kthimin e trafikut të automjeteve në normalitet.
Protesta e banorëve vjen pas ndërprerjes së lidhjeve te paligjshme te furnizimi me ujë në Sauk nga ana e Drejtorisë së Ujësjellës-kanalizimeve. Banorët ankohen se prej 2 javësh vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm. Ata kërkojnë që të mos penalizohen të gjithë për këtë arsye, po pavaresisht ankesave të tyre pranë ujësjellesit nuk kanë gjetur zgjidhje të këtij problemi, ndërsa nuk u ka shkuar as uji me bot sic kishte premtuar Ujësjellësi.
“Na kanë lënë pa ujë prej dy javësh. Ne jemi pagues të rregullt të ujit” – thonë protestuesit në një prononcim për NEWS24.
Ata kërcënojnë se nëse uji nuk vjen gjatë ditës së sotme, nesër protesta e tyre me bllokimin e aksit nacional do të nisë që në orën 08.00 dhe nuk do të përfundojë deri në zgjidhjen e problemit.
(s.g/balkanweb) Lidhje te tjera Bare i PS: Qeveria të reagojë