E Shtunë, 31 Tetor 2026

Danimarke shkaterrohet grupi terrorist

Suedia e Danimarka në një operacion të përbashkët shkatërojnë planet për një sulm terrorist, në ndërtesën ku gjendet dhe redaksia e gazetës që botoi karikaturat e profetit Muhamet. Në mesin e katër të dyshuarve të arrestuar në rrethinat e kryeqytetit danez ishin një tunizian, një libanez dhe një azilkërkues irakian. I dyshuari i pestë, i arrestuar në Suedi, ishte qytetar suedez me origjinë nga Tunizia.

"Hetimet e kryera na bëjnë të besojmë se sulmi ishte planifikuar të ndodhte para 1 Janarit. Duke analizuar provat që kemi në dorë, veçanërisht armët, mendojmë se ata planifikonin të vrisnin sa më shumë njerëz  të ishte e mundur", tha Xhakob Sharf, kreu i shërbimit danez të kundërzbulimit. Gazeta daneze ka qenë objekt i sulmeve që nga viti 2005, kur publikoi karikaturat e debatueshme të profetit Muhamed, që shkaktuan protesta të myslimanëve në mbarë botën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›