E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dardan Berisha, fundos turqit

Përfaqësuesja e Polonisë në basketboll, ka mposhtur Turqinë në një ndeshje shumë të tensionuar dhe të përafërt me rezultat përgjatë takimit. Në kuadër të Kampionatit Evropian, kjo është një fitore e rëndësishme për polakët, ndërsa më i miri në këtë ndeshje ka qenë basketbollisti nga Kosova, Dardan Berisha.

Berisha shpesh ka udhëhequr aksionet, duke vjedhur topat dhe shënuar tre pikë. Madje ai ka shënuar dy pikë vendimtare në fund të ndeshjes (12 sekonda pa përfunduar ndeshja), për rezultatin 83 - 84 për Poloninë. Kjo fitore ia shton mundësitë Polonisë për të kaluar grupin.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›