Kërcënohet Benzema

Futbollisti i Real Madridit Karim Benzema ishte pjesë e një plani mafioz të cilët e kishin si shënjestër futbollistin francez. E gjitha fillori para disa muajve kur një person iu afrua Benzeman dhe e kërcënoj se do të publikonte fotot e tij me një vajzë të mitur. Si shkëmbim ai kërkoi 900 mijë euro.
Benzema ia ka shprehur shqetësimin avokatit të tij dhe ndërmorën masat e duhura. Avokati kishte rregulluar takimin me "kërcënuesin" gjoja për ti dhënë parat e kërkuara,dhe në të njëjtën kohë ai kishte lajmëruar policin franceze dhe në momentin e takimit grabitësi u arrestua. Raste të tilla tek futbollistët evropian janë rritur dukshëm sidomos tek futbollistët që kanë paga astronomike.