E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombetarja argjentinase ne Kalkuta. Tifozet ndjekin stervitjen e yjeve

Kombëtarja e Argjentinës vazhdon përgatitjet në Indi, në prag të ndeshjes miqësore kundër Nigerisë më 6 shtator. E udhëhequr nga ylli i Barcelonës, Lionel Messi seancat stërvitore tw përfaqwsueses së drejtuar nga Alejandro Sabella janë kthyer në një shfaqe të vërtetë për banorët e Kalkutës pasi mijëra tifozë ndjekin çdo lëvizje të një prej skuadrave më të mira të botës.

Argjentina fitoi 1-0 kundër Venezuelës ndeshjen e parë miqësore të luajtur në Indi më 2 shtator, duke i dhuruar suksesin e parë trajnerit Sabella, i cili u ul në pankinë pas shkarkimit të Sergio Batista. Ish-zëvendësi i Daniel Pasarella në Botërorin 1998, Sabella ka marrë me vete në Indi të gjithë lojtarët e tij më të rëndësishëm.

Fitorja minimale kundër Venezuelës, ishte përgjigja e parë ndaj të gjithë kritikëve të tij, ndërsa kundër Nigerisë, trajneri kërkon t’i bindë të gjithë se është i duhuri për Argjentinën, megjithëse CV-ja e tij nuk është shumë e pasur.

Edhe një herë, Sabella do të zbresë në fushën e lojës me yjet e tij përfshirë Lionel Messin, që gjatë këtyre ditëve në Indi ka qenë gjithmonë i shoqëruar nga qindra fansa në kërkim të një fotoje kujtim me lojtarin më të mirë të viteve të fundit. 

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›