Boterori 2014 ne greve ndertuesit e Marakana

Botërori 2014 po kthehet në një makth të vërtetë për Brazilin, që përtej vonesave dhe dyshimeve në lidhje me organizimin e kompeticionit më të madh të futbollit, tani përballet edhe me grevat e punëtorëve që po ndërtojnë stadiumin “Marakana’. Punëtorët kanë nisur për herë të dytë brenda pak javësh një tjetër grevë, e cila do të vonojë akoma më shumë ndërtimin e impiantit, që është tempulli i futbollit brazilain. Ata kërkojnë përmirësimin e kushteve të sigurisë si dhe rritje të pagës, sidomos pas dëmtimit të një kolegut të tyre pas një shpërthimi të kontriolluar me dinamit.
Po ashtu, punëtorët shprehen se kompania që po ndërton stadiumin po shkel kontratat dhe se nuk do të nisin punën pa iu plotësuar kushtet. Të gjitha këto i kanë dhënë një dorë skeptikëve të shumtë, që edhe më parë kanë shfaqur dyshimet se Brazili nuk do të jetë gati në kohë për të pritur një turne gjigand si Botërori i futbollit.
Në fakt edhe FIFA i ka kërkuar organizatorëve të shpejtojnë hapat në ndërtimin dhe rikonstruksionin e stadiumeve dhe infrastrukturës së nevojushme që kërkon një kompeticion i përmasave të mëdha. Por greva e punëtorëve të stadiumit “Marakana” i ka vështirësuar më tej punën organizatorëve. Ky impiant është parashikuar të përfundojë në vitin 2013 për të qenë gati për Kupën e Konferedatave, ndërsa pritet të kushtojë 541.2 milionë dollar.
Nertan Prifti