Dardan Gashi në mbrojtje të të arrestuarve për krime lufte

Ministri i Mjedisti, anëtari i Listës Rugova Dardan Gashi ka reaguar kundër arrestimeve të EULEX-it, për krime lufte. Sipas tij, ka gjëra me të rëndësishme me të cilat EULEX-i nuk po merret.
“Nuk është moment i duhur për t’u marrë me këto çështje. Ka gjëra shumë më të rëndësishme të luftës të cilat nuk kanë gjetur zgjidhje. Këtu kujtojmë se janë 11 mijë njerëz të vrarë dhe mbi 1 500 njerëz të pagjetur, fati i të cilëve duhej të ishte prioritet”, ka thënë Gashi për Indeksonline.
Gashi ka thënë se Kosova nuk ndodhet në një moment që mund te merret më këto gjykime./Indeksonline./