E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, model i bashkëjetesës fetare

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, në Konferencën Ndërfetare në Pejë, ka thënë se Gjatë tërë historisë Kosova ka qenë vend multietnik, multifetar dhe ka ruajtur karakterin e dialogut dhe mirëkuptimit fetar, tha sot në Pejë ministri i Punëve të jashtme, Enver Hoxhaj në Konferencën Ndërfetare. Ai ka shtuar se diversiteti fetar në Kosovë shpesh ka shërbyer për të ndërtuar ura bashkëpunimi, por edhe është keqpërdorur për të krijuar ndarje nga elitat e ndryshme politike.

“Për këto arsye, dialogu ndërfetar është një komponent kryesor në ndërtimin e paqes dhe bashkekzistencës ndërmjet grupeve të ndryshme etnike dhe fetare. Për këtë arsye kjo konferencë është shumë e rëndësishme për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, dhe për tërë rajonin”, tha ai.

Sipas Hoxhajt, Kosova është një shembull i tolerancës fetare në rajon, duke theksuar faktin se që nga deklarimi i pavarësisë, në vitin 2008, Kosova ka ndërtuar një shtet dhe shoqëri multientike.

 “Sot, Kosova është shembulli më i mirë i mbrojtjes së të drejtave religjioze dhe fetare”.

Shefi i diplomacisë kosovare tha se paralelisht me promovimin e lirive fetare, një nga shtyllat kryesore të shtetësisë së Kosovës është sekularizmi, i cili ofron hapësirë të mjaftueshme për të gjitha komunitetet që të promovojnë besimet dhe bashkëjetesën.

Duke përkujtuar të pranishmit për pajtimin në parim të kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë për zbatimin e planit për normalizimin e raporteve ndërmjet dy shteteve, Hoxhaj tha se tani është koha që të fillohet një proces i pajtimit bilateral ndërmjet dy shteteve, i cili do të përmbyllte njëherë e përgjithmonë kapitullin e gjatë të konfliktit. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›