MPMS jep 30 mijë euro për luftimin e rriqrave

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fatmir Shurdhaj, dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, sot kanë bërë nënshkrimin e marrëveshjes së mirëkuptimit për dezinsektimin-dezinfektimin selektiv në parandalimin e etheve hemorragjike në katër komuna, Mlishevë, Suharekë, Rahovec dhe Klinë.
Shurdhaj tha me këtë rast se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale obligohet të angazhojë numrin e punëkërkuesve përmes zyrave të punësimit, të cilët do të punojnë në dezinsektimin-dezinfektimin, ku gjithsejtë do të jenë 40 të punësuar, nga 10 në secilën prej këtyre katër komunave.
Buxhetin për financimin e këtij projekti e siguron MPMS-ja në vlerë prej 30 000 eurove dhe në kohëzgjatje prej tre muajve./Indeksonline/