Deger: Duhet një plan i qartë zbatimi

Shefi i Delegacionit të BE-së në Serbi, Vincent Deger, shpreson se Ivica Daçiq dhe Hashim Thaçi do të gjejnë zgjidhje të përshtatshme në mënyrë që të fillojnë zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.
Është shumë e rëndësishme për Serbinë dhe për shtetet anëtare të BE-së që në qershor të 27 ministrat të japin dritën e gjelbër për dhënien e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim”, tha Deger për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”.
“Ajo që ne presim është një plan i qartë i zbatimit të marrëveshjes së arritur me 19 prill, edhe pse ne e dimë se nuk është e lehtë për të gjetur modalitetet e përshtatshme për këtë”, tha kreu i delegacionit të BE-së duke shtuar se detajet janë ato që mund të shkaktojnë probleme.
“Beogradi dhe Prishtina duhet të fillojnë me implementimin e marrëveshjes dhe të bien dakord mbi një numër çështjesh të vështira siç janë masat e sigurisë, si dhe përgjegjësitë e tjera” ,tha ai duke vënë në dukje se në ditët e fundit ka patur asnjë përparim në këtë drejtim.
Sipas tij, kjo nuk do të ndodhë "brenda natës", por është e nevojshme që plani të zbatohet në një periudhë të caktuar kohe, ndoshta një vit ose më shumë./Indeksonline/