Dardanët presin Dodonën, një libër që afron bashkimin e kombit
Në këtë kohë kur zhvillimet politike të rajonit të Ballkanit e të Evropës kanë disa dukuri të reja gjeopolitike, ideja e bashkimit kombëtar shqiptar ka nisur që të shfaqet edhe më dukshëm jo vetëm në këngë, në poezi, në bisedat e përditshme, në vepra letrare,
por edhe në libra të veçantë ku analizat politike të ngjarjeve që po jetojmë e sidomos ato të perspektivës së kombit shqiptar janë shumë të kërkuara për lexuesin e gjerë dhe bëhen shumë të domosdoshme për të hapur sa më parë portat e vërteta të bashkimit dhe iu bëhet një fluger shumë i saktë edhe i politikanëve që shpesh kur duhet të vendosin fatet e një kombit janë shumë më të vonuar se ndërgjegja kolektive e kombit të vet që ata e
përfaqësojnë.
Me këtë ndjesi të këndshme lexuesit e të gjithë trojeve kanë këto ditë në duar një libër që afron edhe më shumë këtë bashkim. Titullohet Dardanët presin Dodonën. Ky libër ka për autor Azgan Haklaj që është njëkohësisht edhe Presidenti i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, të krijuar para disa vitesh Ky Union ka në përbërjen e tij mbi 120 Shoqata kulturore në qytetet më të mëdha të Shqipërisë, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Zvicër, Gjermani, Belgjikë, në SHBA e në shumë vende të tjera. Në këtë gjeografi kaq të pasur vendesh, tingujsh shqiptarie duket se misioni është shumë i lavdërueshëm, shumë fisnik, shumë aktual për sot e për nesër. Duke e parë që nga emri i tij shumë simbolik në të synohet jo vetëm që të mbahen të gjalla e të përtërihen traditat kulturore muzikore të kombit tonë, por edhe të hidhet sa më qartë e më shpejt ideja për bashkimin sa më të shpejt bashkimi i trojeve amtare.
Që para disa vitesh e kemi parë emrin e këtij autori në shumë shkrime të botuara në shtypin e përditshëm në Shqipëri e më gjerë. Shkrime që kanë patur jehonë që në rrethet politike shqiptare e më gjerë që kur ato kanë dalë, të paktën për një periudhë 5 vjeçare. Koha jonë që po jetojmë është e mbushur me një ritëm gati marramendës e pikërisht në këtë sfond do të thonim se libri Dardanët presin Dodonën botohet në kohën e duhur.
Jo rastësisht edhe tre promovime të këtij libri kanë patur po atë simbolikë që të jep secili rresht i librit. Njëri u bë në Tiranë në këtë metropol politik mbarëkombëtar, mes shumë intelektualëve dhe përfaqësuesve të artit e të politikës shqiptare. U vlerësua jo vetëm guximi për tu marrë me një temë të njohur në mjediset politike dhe intelektuale, por edhe afërsia për të kapur sa më mirë perspektivën e këtij problemi.
Promovimi i dytë u bë në Tropojë në mesin e qershorit të këtij viti ku atje për shumë vite me radhë Unioni Artistik i Kombit Shqiptar organizon një nga kulmet e veprimtarive të tij në shkallë kombëtare si është Sofra Dardane Në të marrin pjesë gati 1000 artistë nga të gjithë trojet shqiptare. Në ditët e fundit të qershorit prej katër vitesh Unioni Artistik i Kombit Shqiptar organizoi në Sarandë Festivalin e Këngës dhe Valles për Çamërinë.
Pikërisht në një nga këto ditë u organizua një tryezë intelektualësh nga të gjithë trojet, deputetë të parlamentit shqiptar që diskutuan për vlerat e librit. Ashtu si e tha një nga diskutantët e këtij takimi atje vërtet Dardanët e takuan Dodonën Çamëria, ëndrra e së cilës po bëhet edhe më e afërt për të gjithë shqiptarët në këtë libër trajtohet herë pas here me shumë dashuri dhe me shumë përgjegjësi. E kemi pak të vështirë të vëmë në këtë shkrim analitik të gjithë mbresat e atyre që vlerësuan këtë librin për tonin polemist të tij, për syrin analitik, vështrimin aktual dhe perspektiv të historisë së vendit tonë.
E, kur është fjala për zgjidhjen e çështjes çame ai është shumë i prerë dhe shumë i veçantë në përcaktimin e vet. Në shkrimin me një titull shumë simbolik Çamëria, krahu i ndarë, por jo i tharë i trupit shqiptar, ndër të tjera pasi bën edhe një pasqyrë të rrugës së historisë së kësaj krahine me fat tragjik, por si edhe ai i Kosovës, ai thotë: Kam qenë dhe vazhdoj të jem i mendimit që çështja çame nuk mund të jetë vetëm shqetësim vetëm i popullsisë çame. Ky problem jo vetëm që është i përmasave mbarëshqiptare, por duhet të kthehet edhe në emergjencë, në axhendë agresive diplomatike, politike e shtetërore
Në këtë libër gjurmohet në të kaluarën e lavdishme të kombit shqiptar... Ai nuk ngurron që të tregojë shumë udhëkryqe të historisë shqiptare, ashtu si edhe tregon se këtej e tutje nuk duhet të ketë më të tillë.
Librin e Azgan Haklajt e shoqëron nga fillimi e deri në fund një optimizëm karakteristik, ndryshe nga shumë libra të këtij karakteri ku ka shumë akademizëm, ka shumë data e nuk e vëren qartë udhën e së nesërmes. Në faqet e këtij libri lexojmë me shumë interes analiza politike që përfshijnë vitet 2005-2009. Argumentet politike të tij ai i merr nga politikanët më të shquar demokratë të të gjithë kohërave duke përfshirë edhe ata shqiptarë. Kështu ai citon ish Presidentin Bush, Pukëvilin, Filozofin gjerman Laibnic, ish
ambasadorin amerikan në Shqipëri zotin Raierson, Medi Frashërin, Sali Berisha, Ibrahim Rugovën, Azem Hajdarin, Nolin, etj. Rrëfimi i librit ka një ritëm të kënaqshëm. Përbri gjykimit të tij është edhe pyetja retorike, antiteza, metafora, e sidomos SIMBOLI që e shoqëron librin që nga ballina e deri në fund.
Edhe informacioni që jep ai për rrugën e Unionit Artistik të Kombit Shqiptar qëndrojnë shumë natyrshëm në tërësinë e analizave politike që ai bën në shkrimet e tjera të librit, edhe pse një lexues naiv mund të mos e përfshijë këtë kapitull në tërësinë logjike të librit e në pikësynimet letrare që ai i ka vënë vetes para lexuesit. Ai tregon rrugën e këtij Unioni që ka në gjiri e tij me mijëra artistë të të gjithë trojeve
Me një karrierë jo të pakët politike, madje duke u ngjitur deri në detyrën e rëndësishme dhe të nderuar të deputetit të Partisë Demokratike, ai edhe është viktimizuar për këto bindje nga njerëz me pushtet politik të së majtës. Megjithatë atij nuk i ka humbur sinqeriteti dhe kurajoja për ti thënë gjërat ashtu si i mendon. Është shumë interesante në këtë libër artikulli i gazetës Albania të datës 13 maj 2007, i cili flet për korrespondencën me ish Presidentin Bush. Edhe pak fjali të shkëputura që mund të përmendim në këtë shkrimet japin të qartë gatishmërinë për ti paraprirë zhvillimeve politike, sidomos atyre të Kosovës, por edhe saktësisë barometriale të kësaj analize që ai
bën para këtij burri të nderuar të popullit amerikan Jo vetëm si president
republikan, por së pari si Xhorxh Bush, pinjoll i dinastisë së lavdishme që
përmbysi diktaturat në botë
Me shumë interes lexohet edhe letërkëmbimi që ai ka bërë me ish Presidentin Bush në lidhje me problemin e Kosovës. Dhe nuk është rastësore që parashikimi i tij për ngjarjet që ndodhën më vonë në Kosovë. ishin te tilla si ndodhen. Ato ishin shumë të sakta sipas parashikimeve të tij politike që i ka shprehur që më parë. Edhe pse ka analiza politike, nuk e ke të vështirë që të ndjesh edhe emocionin e autorit që pak nga pak nga rreshti në rresht bëhet edhe pjesa e rrëfimit të vetvetes tënde. Ai nuk duket si një kalorës i vetmuar që vrapon në Alpet e borëruar në kërkim të një rruge që nuk dihet se ku e kur mbaron. Është një luftëtar që di se di se çkërkon e ku ta gjejë atë. Libri mbështetet në burime
shumë të besueshme që në shkrimet e tij më tej marrin edhe analizën përkatëse.
Po ta shikonim librin në planin gjuhësor do të vlerësonim në mënyrë të veçantë titujt e shkrimeve të tij që janë shumë interesantë dhe shumë intrigues në leximin e mëtejshëm të librit. 100 vjet në një ditë, Përse trishtohet Avzi Nela?, Liria dhe vota e burgosur, Dielli shqiptar lind në perëndim, Kosova, për reflektime, pa paragjykime, Gërdeci terrorizëm nga kravatat.
Tipologjia politike e Berishës zhvesh opozitën, Shqiptarët në kërkim të hises së diellit, etj.. Po ta shohim në mënyrë të sintetizuar mesazhin e librit Dardanët presin Dodonën do të shënonim një thënie të tij të cituar nga shkrimi Unicuiquesum ose Rikthimi dardan ku thuhet: