E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis më 25 gusht shpërndarja e teksteve shkollore, ja skema e rimbursimit për familjet në nevojë

MASH starton shkollat më 6 Shtator, nxënësit këtë vit me katër sezone pushimesh

Tekstet mësimore për nxënësit e arsimit parauniversitar do të fillojnë të shpërndahen pas datës 25 gusht. Në këtë mënyrë prindërit dhe nxënësit duhet tu drejtohen shkollave ku mësojnë për të blerë tekstet e reja që do të përdoren për zhvillimin

e procesit mësimor gjatë vitit 2010-2011. Ndryshe nga një vit më parë, kur shitja e teksteve bëhej nëpër librari, për të shmangur këto sorollatje Ministria e Arsimit ka ndryshuar procedurën e shitjes së teksteve të përzgjedhura, procedurë e cila tashmë do të përfundojë e gjitha brenda ambienteve të shkollës. Burime nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, kanë pohuar se tekstet do të vazhdojnë të shpërndahen deri më datën 15 shtator. Në udhëzimin e publikuar  nga MASH rreth një muaj më parë, një tjetër risi për arsimin parauniversitar do të jetë edhe çelja e shkollës një javë më herët, e cila tashmë do të fillojë më datën 6 shtator në të gjitha rrethet e vendit. Sipas MASH shitja e librave do të bëhet sipas skemës së përcaktuar, ku secila shkollë do të ofrojë për nxënësit brenda këtij harku kohor të gjitha alternativat e përzgjedhura për nisjen e procesit mësimor.

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›