"Darka e Gabuar", Asqeriu shprehet i vlerësuar për rolin e protagonistit
Aktori i njohur vlonjat Bujar Asqeriu në provat finale të dramatizimit të romanit të shkrimtarit të shquar Ismail Kadare "Darka e Gabuar" nga regjisori Fatos Haxhiraj shprehet se e gjen veten sa të vlerësuar aq edhe të përgjegjsuar për një rol të vështirë, atë të protagonistit doktor Gurametos.
Ritakimi në kohë i aktorit Asqeriu vjen pas protagonizmit në dy vepra të tjera të Kadaresë, njëra me rolin e "Gjeneralit të ushtrisë së vdekur" dhe tjetra tek "Stinë e Mërzitshme në Olimp". Aktori Bujar Asqeriu vlerëson se interpretimi i veprave të Kadaresë kërkon një angazhim shumplanësh.
Dy aktorë të tjerë protagonistë janë Artan Imami dhe Ndriçim Xhepa i cili interpreton për herë të dytë në veprën e Kadaresë, dhe për herë të dytë në rolin e kolonelit gjerman. Premiera e dramës "Darka e gabuar"do të shfaqet nga data 13 deri në 16 Maj në mbrëmjet e javës së dytë të Majit edhe me trupën e mjeshtrave të aktrimit të teatrit kombtar si Ahmet Pasha, Andon Qesari, Anastas Kristofori, Naun Shundi e Mariana Kondi.