Darka e Topit në Italigrabiten sendete gruas së diplomatit
TIRANE- Bëhet “pre” e bandave hajdute bareze makina e ambasadorit shqiptar në Itali Llesh Kola, së bashku me bashkëshorten e tij Bardha Kola.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e dy ditëve më parë, kur ambasadori shqiptar me bashkëshorten, po shoqëronin Presidentin e Republikës Bamir Topi gjatë një darke në Bari.
Presidenti Bamir Topi gjendej në Itali, në rajonin e Puglias ku ndoqi nga afër koncertin e Al Banos në Cellino S. Marco, “Mea Puglia Festival”, një event, që korri një sukses të veçantë. E në rrugën e kthimit për në Shqipëri, ka ndodhur incidenti gjatë darkës në një nga restorantet luksoze të Barit.
Sipas policisë lokale të Barit, pas denoncimit që është bërë nga vetë bashkëshortja e ambasadorit, Bardha Kola, është vjedhur në makinën e ambasadës shqiptare, një Audi A4 me targa CD, çanta personale e të shoqes së ambasadorit.
Dhe nuk kanë qenë pak, por shuma e deklaruar në polici prej diplomatit shqiptar, ka qenë plot 5000 euro, pasaporta diplomatike dhe bizhuteritë e çmuara që zonja kishte në çantë.
Presidenti Bamir Topi, po kthehej në rrugën për në Shqipëri nga Bari, me traget, i shoqëruar nga katër makina, madje edhe me eskortë policie italiane, kur ka vendosur para se të marrë tragetin, të hajë një darkë me ambasadorin shqiptar dhe bashkëshorten e tij.
Policia njofton se makina e ambasadorit nuk është thyer, as nuk është dëmtuar, hajdutët kanë zgjedhur metoda të sofistikuara për ta hapur. Dhe duket kanë qenë me fat: përveçse nuk janë evidentuar fare nga policia, as nga ekskorta italiane që shoqëronte presidentin shqiptar, kanë përfituar një shumë cash prej 5000 eurosh, dhe bizhutë me vlerë të zonjës Kola. Policia ka bërë menjëherë kqyrjen e vendit të ngjarjes, duke u përpjekur që të marrë gjurmë gishtash nga makina e vjedhur e ambasadorit shqiptar, ashtu sikurse kanë marrë dhe deklarimet e ambasadorit dhe bashkëshortes së tij për sendet që gjendeshin në çantën e vjedhur.
(e.n/GSH/BalkanWeb)